Nga Alfred Peza
“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me të katër nga nesër vetëm marrëdhenie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe të mirëdokumentuara!”
Këto nuk janë fjalët e një njeriu që sapo ka hyrë në atë zyrë, por të Ilir Metës që po mbush plot tre vjet, në krye të shtetit. Deklarata erdhi pasi u mësua se nuk kishte patur kohë, të priste në zyrën e përfaqësuesit të unitetit të popullit shqiptar, kryediplomaten Amerikane në Tiranë. Ishin orët kur u bënë publike 14 pikat e Platformës së tij për Integrimin Europian, që synonte kapjen e reformës në drejtësi dhe krijimin e një sistemi paralel të vendimarrjes politike të vendit, jashtë institucioneve.
Ajo që habiti më shumë në deklaratën e bërë mbrëmë në emisionin “Opinion”, ishte pjesa ku përmendej emri i Lulzim Bashës, sesa ajo e ambasadorëve të SHBA dhe BE. Pak orë pas kësaj, Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike në zyrën e tij, duke përcjellë mesazhin për përfundimin brenda afatit të caktuar, të reformës elektorale.
Në këto dy qasje diametralisht të kundërta, të Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në raport me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mund të gjenden edhe një nga shkaqet kryesore, të çarjes gjithnjë e më të madhe mes tyre.
Zhvillimi që i vuri vulën, ishte qëndrimi për godinën e Teatrit Kombëtar, ku palët opozitare filluan të akuzonin njëra tjetrën. Fakt është se pas kësaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po del gjithnjë e më hapur pro qëndrimeve të Ilir Metës, duke u distancuar gjithnjë e më shumë nga Lulzim Basha. Çka i jep gjithnjë e më shumë të drejtë zërave se kjo lëvizje mund të jetë, bërthama kryesore për tu shndërruar nesër në partinë e re të Ilir Metës.
Presidenti po mundohet që të forcoje gjithnjë e më shumë profilin e tij politik, për të qenë nesër një lider opozitar nacionalist, sovranist dhe kundër reformës në drejtësi. Kjo retorikë nuk është e panjohur në Ballkan dhe në vendet anëtare të BE. Liderët politikë e përdorin këtë qasje ekstremiste, si një manovër për të fituar përkrahës të dëshpëruar dhe nesër, vota në zgjedhjet e reja.
Retorika anti perendimore, anti BE dhe anti SHBA nuk ka patur idhtarë publikë, deri pak vite më parë në Shqipëri. Për shkak të rolit historik që ka luajtur për zgjidhjen e çështjes shqiptare, jo më kot jemi konsideruar, si populli më pro Amerikan në botë. Më pro anëtarësimit në NATO. E për shkak të ëndrrës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, edhe ndër popujt më pro Bashkimit Europian, madje më shumë se ato të vendeve anëtare vetë.
Kjo retorikë anti perendimore ka ardhur duke u forcuar, në përpjestim të drejtë me ecurinë e reformës në drejtësi vitet e fundit në Shqipëri, për shkak të rolit parësor që kanë për këtë SHBA dhe BE. Sa më shumë që reforma ka ecur, sa më shumë është këmbëngulur për implementimin e saj duke çuar në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, aq më shumë është rritur rezistenca e brendshme kundër saj. Flamurtarët e kësaj linje, vijnë nga elita e vjetër politike që kontrollonte deri dje drejtësinë e vjetër, e cila ndihet e frikësuar për shkak të mëkateve 30 vjeçare në qeverisjen e vendit.
Sa më shumë rritet kjo rezitencë ndaj reformës në drejtësi, aq më shumë shtohet retorika nacionaliste, anti amerikane, anti perendimore, anti BE dhe për rrjedhojë, gjuha dhe qëndrimet politike sovraniste në diskursin publik. Duke shkuar kaq larg, rrugët opozitare të Ilir Metës dhe Lulzim Bashës edhe për shkak të konkurencës së brendshme për lidershipin e opozitës, kanë ardhur duke u ndarë gjithmonë e më tepër. Aq sa tani kanë filluar që të dallojnë qartësisht, edhe me sy të lirë, nga pothuajse të gjithë.
Ndarja përfundimtare mes tyre, ende nuk ka ndodhur, për aq kohë sa Partia Demokratike ndodhet në rrugë. Por, ka gjithmonë një shans për Lulzim Bashën, për aq kohë sa ai nuk ka dalë hapur kundër reformës në drejtësi nga njëra anë. E nga ana tjetër, për aq kohë sa PD po vijon të luaj një rol konstruktiv për miratimin e reformës elektorale.
Ky ishte me sa duket edhe një nga mesazhet e Ambasadores Amerikane përkrah Lulzim Bashës, vetëm pak orë pasi Ilir Meta refuzoi që ta priste atë, në zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë!
Fiks keshtu.
Bravo Peza, analize e mire!
Ajde parti me shumice e pakice , kryetar me dy parti , nje Ja shiti dhe Ja bleu Titit , pastaj me gjithe Titi e shiti prape , me sa duket kete te rene do t’a mbaje per pleqeri , me gjithe Budinat te bejne ndonje dore domino .
Sakte
I nxorri zbuluar aleanca per teatrin… me sulmet e bashes dhe perkrahjen e metes.
Gjerat jane te thjeshta , Peza.Drejt e ke kapur problemin dhe per diplomaci nuk zbulon Bashen.Por le ti shikojme gjerat me radhe.
1…Basha….ne se ndjek rrugen antiamerikane eshte plotesisht pa asnje shprese.Kaq gje e ka mesuar ne perendim.Asnje parti antiamerikane nuk arrin te shkoje ne qeveri ne asnje vend europian.Plus problemet qe Basha ka me drejtesine amerikane .,Nderkohe amerikanet dine me saktesi rolin e Bashes ne vjedhjet dhe krimet e Berishes.Te gjitha keto e bejne Bashen ,ne luften per mbijetese,te braktise dyshen kriminelo..hajdute..Berisha..Meta…
2….Meta luajti me disa variante.Kerkoi te faktorizohet politikisht si i pari i opozies,por me,, miell hua,,pasi LSI eshte drejte shuarjes se plote.Natyrisht me perkrahjen e Berishes.Objektivi i Metes ishte destabilizimi i vendit sipas pervojes se 97 s.Si rrjedhoje nje qeveri ,,uniteti,,fshinte reformen ne drejtesi.Pra ate qe nuk arriten vitin e kaluar perpiqen ta realizojne kete vit,me disa ,,teatrale,,,Duke perfituar nga gabimi i Rames per prishjen e Teatrit.Por ,ndersa europianet deri diku u irrituan me Ramen,amerikanet nuk e hengren karremin,perkundrazi dhane paralajmerim..mjaft me komedi ,mos prekni reformen ,perkundrazi realizojeni.
3…Rama,natyrisht,vazhdon stilin e tij te veprimeve te pa parashikuara,gje qe i ka dhene hapsire gjithe kundershtareve.Kjo edhe per faktin se bashkepunetoret e tij jane komplet ,,memece,,e pafaleshme kjo per nje parti te majte .Nderhyrja amerikane i dha oksigjen por ne se vazhdon me stilin egocentrik,perfundimi mund te jete i hidhur.PS duhet te shkundet nga gjumi,ta paralajmeroje Ramen se pa popullin e majte as Surreli nuk e voton.
KUVENDI 1 – SALIKJA 3…APO NJE
ORVAJTJE PER GRUSHT SHTETI NEN TAVOLINE !?
– Ilir Meta shpall platformen e Byrose Politike te partise “ Keshilli Politik per Drejtesine” shqiptare
– Levizje e re politike apo “ Skuadron Vdekjeje” per ekzekutimin e Reformes ne Drejtesi e Vetingut!
– Ilir Meta ne pranga per tentative per grusht shteti
– Cfare pret Kuvendi dhe SPAK-u !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryemafiozi i Ballkanit Ilir Meta, alias Like Floriri heq edhe masken e fundit te varrmihesit perserites te Shqiperise !
Kuvendi 1 Meta 2 + Avokatja politike “ Popullit “ te pazarlleqeve politike Rama- Basha te 17 majit 2017, pra Kuvendi 1 Meta Berisha 3 eshte tentative per grusht te mirefillte shteti dhe permbysje te rendit kushtetues dhe varrosja e Republikes Parlamentare, eshte kthimi i Shqiperise ne nje Republike Presidenciale, pra ne nje dinasti te ilir Metes dhe Avokates se Popullit , Avokates se Saleh e Argita Berishes.
Nese drejtesia shqiptare rivihet nen shkopin e dirigjentit politik te SaLikes dhe te politikes se SaLikekracise a kujtdo qofte ky do te ishte guri i varrit jo vetem i Reformes me Drejtesi dhe Vetingut por edhe i demokracise dhe vete Shqiperise !
Ja pse ambasadorja e aleatit kryesor strategjik dhe mikut me te madh te shqiptareve ne kohet me te veshtira to be or not to be, SHBA-se dha alarmin dhe kushtrimin per vrasjen e Reformes me Drejtesi dhe Vetingut qe ne djep nga pazaret e felliqta te politikes antishqiptare te politikaneve me antishqiptare me historine e Shqiperise !
Ilir Meta eshte politikani me i degjeneruar dhe me i korruptuar ne keto 107 vjet te shtetit shqiptar.
14 pikat i komplotit te tij antikushtetues jane 14 plumba ne zemren e Kushtetutes dhe Drejtesise shqiptare vetem e vetem per te shpetuar kokat e Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit “!
14 pikat e “ Keshillit Politik per Drejtesine” shqiptare jane 14 plumbat e levizjes politike qe ai lancoi dje e sot qe automatikisht e shkarkojne ate nga posti i Presidentit per shkelje dhe dhunim flagrant te Kushtetues, cka jo Komisioni i Venecias po as Komisioni i Zotit vet nuk mund ta shpetoje nga shkarkimi dhe as nga burgu vetem e vetem per kete akt pa llogaritur nje mal me krime e korrupsion te hapur me ze e me figuren e tij faqe mbare shqiptareve kudo qe jemi dhe faqe mbare Botes!
Ilir Meta e Sali Berisha jane jo vetem turpi por edhe fatkeqesia me e madhe e shqiptareve, e mbare Shqiperise dhe kombit shqiptar !
Shqiptare vigjilente, syceltesi perballe ketyre perbindeshave, ketyre kucedrave te pangime me gjak e me djersen shqiptareve dhe pasurite e tyre e te Shqiperise !
Cfare pret SPAK-u !?
Cfare pret Kuvendi i Shqiperise !?
From: Alban Dega
Date: May 21, 2020 at 10:41:46 AM EDT
Ore po akoma do merreni ju me kete hajdut . O drejtesia kur do e merrni kete njeri ta vini atje ku e ka vendin. Ky per 3 vjet nuk ka bere asgje per poziten qe mbajti ne asje drejtim. Hengri piu shtoi parate brodhi ku i desh qejfi dhe tani ben sikur po punon e do mbaje qendrim ky. eshte per turp te kesh nje udheheqes si ky qe vec per vete mendon me nje bashkeshorte telendiare qe te dy po lene kokrren e namit . Deri kur do vazhdojme me ksi lloj njerezish ne kete vend. Mjaft me kupa eshte mbushur e po derdhet.
Asgjë e re nga “Ballkani jug perëndimor”.
Loja e rradhës e këtyre hajdutave që bëjnë sikur s’kanë qenë bashkë t’u vjedh një natë më parë…
Nga sot e tutje Ilir Meta(njeriu i 7%),ai qe ka vrare si Saliu ka vjedhur si Saliu e Luli sot do te jete President institucional qe merret vetem me letra!Ai do te zbuloje se kush jane ato duar te zeza (Luli,apo ndokush brenda qe rrjedh biseda konfidenciale brenda presidences)!Apo me shume mos valle ate e pergjon qytetari digjital?
Nda sot e tutje ai do te gjeje “kush e spihunoi Milon”!Ja pra perse duhet rreforma ne Drejtesi e qe djallezisht kerkohet te perzihet i njomi me te thatin!Luli eshte gjithe pa gjak ne fytyre sepse per te arritur sa me larte ne kariere ai spihunon prapaskenat zanat ky qe ia ka trasheguar mjeshteri i tij “qytetari dixhital” i cili per te shpetuar vehten e fam.e tij nga bemat qe ka bere keto 30 vite ,kerkon qe tia faturoje gjithçka “Toto Likes” e ta groposi sa me thelle!
Ndaj edhe sot “Toto Likja “eshte i çoroditur,ku nuk di nga tia mbaje e eshte bere aq lemsh sa as tek Monika qe e viziton nje here ne jave nuk i ka me bese!
Problemi eshte “KUSH E SPIHUNON METEN”!Jam i bindur qe ai rrushi Blushi ka per ta gjetur siç i ka gjetur edhe shume gjera te tjera!
Shpetim Idrizi duket.
Qarte, e di mire Basha, se po kundershtoi
Ameriken, meso si Berisha, ne v. 96/97.,
Kurse Ilir Meta. Kerkon te beje te fortin ,
Por me mos pritjen e ambasadores amerikane
I beri gropen vetes, ne politike.
Nuk ka carje jane bashk te gjith. PRRALLA.
SA TE KENE RAMEN KRYEMINISTER ,ASNJE GJE NUKE NDODHE.KJO PER FAKTIN SE RAMA E LIDHI ZINXHIRIN E BANDES QEVERITARE ME NJE HALLKE ME TE FORTE SA VETE ZINXHIRI I KRIJUAR. KOTE NUKE E VENDOSI PRESIDENTE ,ADIRITURA VETEM ME VOTAT E PARLAMENTAREVE TE PS.
TANI PO KERKON JUSTIFIKIME MBASI U SHAJTEN ME ROBE SHPIE ,SI ATA HAJDUTERIT E LAGJEVE.
MESIGURI CARI I RAMES JO – NOOOOOOOOOOO
MOS E AKUZONI KOT KM SHQIPTARE – SI KA BO GJO
PYSNI JANUTALLOS SE AI KA VITE QE I PERDOR KTA MADJE TE TRE
birishen -bashuqin -meten pastaj e ka pas doshanore personale yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
ca thu ti mer .
ka pas nji periudhe qi ciftin meta ne Lalz s’i zinte gjumi pa pas ne mes tyne Janutallosin
Janulla ka ken e njohur per jete note ne athine korfuz poashtu e ka disa femij me gra te ndryshme
mos ka ndermend me bo nji me ciftin meta kueshedi cplane luhen ne Vilen e Lalzit
mbi te ardhmen e Vorio Epirit .
Meta i ndodhur ne kte situatee delikate duhet patjeter te karikohet nga Greku
ndryshe ahaaaaaaaaaaaaa ?
KEQ E ME KEQ PO TE SHKOJNE PUNET E TRADHETISE O PRESIDENTI LALZIT