FOTOT: Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit, Veliaj: Ndjekim shembujt më të mirë

26 Maj 2020, 18:22Sociale TEMA
FOTOT: Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit,

Me shtimin flotës së mjeteve elektrike në kryeqytet, janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë punuar gjatë ditëve të fundit për të bërë të mundur realizimin e sinjalistikës horizontale, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugë.

Teksa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto nga vijëzimet e reja në rrugët e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se me përdorimin e mjeteve elektrike, sigurohet edhe një jetesë me e shëndetshme për qytetarët.
“Në Tiranë ndjekim gjithmonë shembujt më të mirë.

Me shtimin e flotës së mjeteve elektrike janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Një jetesë e shëndetshme me ajër të pastër, por edhe krijimin e lehtësirave, për ata që përdorin mjete me zero ndotje në mjedis”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës i ka bërë vijëzimet e reja nëpër kryqëzimet kryesore të qytetit.

1 komente në “FOTOT: Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit, Veliaj: Ndjekim shembujt më të mirë”

  1. Taulant says:

    Akoma flet Lal Plehu mbas betonizimit qe po i ben Tiranes . Mbjell nje peme prish nje lulishte ky eshte llumi i Shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje