Petro Koçi: Presidentin e kemi një çun problematik, Rama pas zgjedhjes tha se do pëlqehet nga PD

26 Maj 2020, 23:03Politika TEMA

Zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” është shprehur se PS-ja nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por  sipas tij PD-ja ka këtë qëllim.

“Ne kemi Presidentin që është një çun problematik. PS nuk ka vënë postobllok përsa i takon çështjes së reformës që prek dhe sistemin. Institucioni që merret me reformën nuk e ka mandat.

Kjo është çështje kushtetuese. Rama pasi u zgjodh ky çuni problematik tha se do jetë një president që do pëlqehet nga PD.

Këtë çështje mund ta motorizonte vetëm opozita. PD nuk ka interes të preki sistemin. Baza e gjithë kësaj iniciative për të ecur deri më 31 maj janë rekomandimet e OSBE- ODIHR-it”, tha Koçi.

3 komente në “Petro Koçi: Presidentin e kemi një çun problematik, Rama pas zgjedhjes tha se do pëlqehet nga PD”

  1. mik says:

    Çun problematik ?!! Ça do thote kjo, bad boy ?!
    Je duke fol per Presidentin or burre, jo per Ilir Meten !!
    50 vjeç burre, zv/minister i mbrojtjes e merresh me terma kalamajsh !! Te duket vetja “cool ” ?
    Nuk i ha kuj per Ilir Meten, por humb seriozitetin e nivelit qe perfaqson.

  2. agim says:

    Keto jane lojra fjalesh qe beni,prandaj dhe ju jeni te pa besueshem
    Sistemi duket i vjeter dhe si rregull duhet ndryshuar,por i bie autoriteti dhe vlera monetaree kryetarve te partise prandaj nuk e lene ata te ndryshioje,thuaje troc o i helmur servil.

  3. Specialistët says:

    Kapur me zë dhe figurë në afera.
    Dhe ju e zgjodhët president.
    Saliu bëri 21 Janarin për me mbrojt Liken,
    Ju e bëtë president për t’a mbrojtur..
    Kjo tregon Petro që e gjitha është lojë dhe ju jeni pjesë e kazanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje