Spanja do kërkojë pjesën më të madhe nga fondet e urgjencës së BE-së për përballimin e krizës së COVID-19

26 Maj 2020, 20:44Bota TEMA

Spanja do të kërkojë shumën më të lartë të mundshme në transferimet nga fondet e urgjencës të koronavirusit të vëna në dispozicion nga Bashkimi Evropian, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Maria Jesus Montero.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë që transferimet të jenë sa më të mëdha të jetë e mundur dhe në mënyrë që të mos kthehen në borxhe për qeverinë e Spanjës,” u shpreh ajo një konference shtypi pas mbledhjes javore të kabinetit.

Komisioni Evropian do të propozojë të Mërkurën projektin  për buxhetin e bllokut të 27 vendeve, i njohur si Kornizë Financiare Shumëvjeçare dhe me vlerë rreth një trilion euro, dhe Fondin shoqërues të Rimëkëmbjes së koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje