Vrasja në mënyrë mizore e studentes greke Eleni Topaloudi më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos, nga shqiptari 21-vjeçar Aleksandër Luca dhe greku 23-vjeçar Manolus Koukouras, padyshim shkaktoi një reagim të fortë dhe tronditje të opinionit publik.
Një histori nga e cila në vazhdën e hetimeve për gati 2 vite, dolën detaje të rënda për mënyrën si e vranë 23-vjeçaren, por dhe për ngjarje të tjera në të cilat ata të dy bashkë kishin qenë të përfshirë.
Mediat greke kanë bërë publike sot detajet e rënda nga një tjetër përdhunim, ku sërish autorë kanë qenë Aleksandër Luca dhe greku Manolus Koukouras, të cilët pak ditë më parë u dënuan me burg përjetë nga Gjykata e Athinës.
Në verën e vitit 2017 në ishullin grek Rodos, Luca dhe Koukouras kishin përdhunuar një shtetase angleze, në atë kohë 26-vjeçe.
Anglezja punonte së bashku me shqiptarin në të njëjtin lokal dhe kishin krijuar bashkë një lidhje dashurie. Sipas mediave greke, një natë, pasi kishin ngrënë darkë jashtë, çifti kishin shkuar në banesën e shqiptarit.
Ndërsa ndodheshin në momente intimiteti, nga njëra prej dhomave kishte dalë shoku i shqiptarit, Manolus Koukouras, i cili kishte veshur vetëm të brendshme.
Vajza ishte stepur duke e pyetur të dashurin e saj shqiptar se ç’po ndodhte, ndërsa ai i kishte kërkuar që të puthte Koukouras. Por 26-vjeçarja kishte refuzuar, e në këtë moment të dy ata e kishin lidhur dhe e kishin përdhunuar.
Pas përfundimit të aktit të rëndë, shqiptari e kishte marrë të dashurën e tij dhe kishin shkuar në një tjetër dhomë. Vajza e shkatërruar nga ç’kishte ndodhur, i kishte kërkuar arsyen se përse ia kishin bërë këtë.
“E meritove sepse paralelisht me mua ke pasur dhe një tjetër lidhje”, ishte përgjigjja që ai i kishte dhënë.
Sipas mediave greke, pasi e reja kishte shkuar në banesën e tezes së saj në Rodos, aty ku dhe jetonte në muajt e verës, i kishte treguar ngjarjen dhe të dyja ishin drejtuar në rajonin e policisë ku kishin bërë denoncimin.
Pas arrestimit të të dyve, gjatë dëshmisë ata kishin deklaruar se në fakt vajza kishte pranuar vetë për të kryer marrëdhënie intime me ta.
Në dëshminë e tyre, ata kishin pohuar se të tre ndodheshin në të njëjtën banesë pasi ishin miq dhe pasi vajza kishte bërë dush, kishte dalë nga tualeti thuajse e zhveshur, duke kërkuar lojëra seksuale.
Pas hetimeve, policia i la të lirë më kusht dy të rinjtë.
Aleksander Luca
Tju behet e njejta gje dy plehrave ti perdhunojn dhe ti hedhin nga shkembi ne te njejtin vend.
Plotesisht dakort me juve Meri. Keta shtaze me fytyre njeriu meritojne nje vdekje te ngadalte dhe te dhimbshme. Edhe kafshet e egra nuk vrasin pa shkak. Aresyeja e vetme eshte per tu ushqyer ose per te mbrojtur te vegjlit apo veten. Uroj qe ti perdorin si prostituta ne burgjet e Greqise per sa kohe qe te jetojne.
Ta hapën rondelën mbrapa grekët në burg o krimineli Aleksandër Luca. Po mirë e ke, të të torturojnë edhe më shumë, se ti nuk meriton mëshirë se nuk je njerëzor, por vetëm një katil-përbindësh. Mbase do të kujtohen britmat e asaj vajze që e torturuat e hodhët nga shkëmbinjtë si të ishte hardhucë, e jo qenie njerëzore. Ti je kriminel i lindur, mjerë ajo nënë që të rriti e mjerë ajo familje që vuan për një kriminel si ty. Të ishe në USA, një injektim do të kishte bêrë mirë, se nuk e meriton të jetosh midis njerëzve normalë.
Dhe greku me mbiemrin Koukouras eshte shqiptar arvanitas une kam njohur nje grek me kete mbiemer qe fliste shqip.
O gazetar shkrimi nuk thote qe qe qene ata, por qe qe nje rast i ngjashem nga nje shqiptar dhe nje grek. Nuk ka lidhje me keta te dy.
Plehra!! Shumica e njerezve jetojne jeten sic ua ka dhene zoti. Por ju te dy kaq e kishit. vajtet per lesh!!!