Presidenti i Republikës vlerësoi sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi, i cili ka portretizuar në filmin shqiptar, veç shumë e shumë personazhesh të tjerë historikë, edhe Heroin e Popullit Vasil Laçi, “Për kontributin e shquar në artin skenik dhe në kinematografinë shqiptare, si dhe për edukimin artistik të shumë brezave artistësh të rinj.
dalluar për nivelin e lartë të interpretimit me profesionalizëm në saje të talentit të tij të veçantë e të spikatur, në krijimin e personazheve të arritur artistikisht dhe të paharruar për publikun shqiptar”.
Në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit theksoi se:
“Kam nderin të dekoroj me titullin Mjeshtër i Madh, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare, Profesor Kastriot Çaushi, ai i cili e portretizoi më së miri figurën e Vasil Laçit, këtij Heroi të Popullit, në filmin ‘Plumba Perandorit’ të regjisorit të shquar Mevlan Shanaj.
Nje injorant, gdhe, i korruptuar me premisa per burg, dekoron nje si vetja. Meta ky artist me i madh se Luli!
fisi shkerdhatave dekorojn njoni-tjetrin
Ejjj mos ngaterroni Kacin me Meten se nuk e shte e drejte!!
Haha Kaçi,nje super hajdut,super i korruptuar.