Jeta e trishtë e trashëgimtares së perandorisë Bulgari: U rrëmbye me të birin, të cilit ia prenë veshin

27 Maj 2020, 12:29Lifestyle TEMA
Jeta e trishtë e trashëgimtares së perandorisë Bulgari: U

Anna Calissoni Bulgari, një nga trashëgimtaret e dinastisë së argjendarisë të shquar italiane Bulgari, vdiq në qytetin e Aprilia-s afër Romës në moshën 93 vjeçe, konfirmoi një zëdhënëse e familjes.

Emri i Anne Bulgari mbushi faqet e para të gazetave në vitin 1983 kur ajo dhe Giorgio, djali i saj adoleshent, u rrëmbyen për shkak të pasurisë.

Rrëmbyesit i mbajtën në robëri për javë të tëra, përpara se t’i lëshonin, pasi të paguanin një shpërblim.

Mediat italiane shkruajnë se rrëmbyesit më pas prenë një pjesë të veshit të djalit dhe e dërguan atë te familja Bulgari për t’i trembur ata, e kështu i detyruan të paguanin sa më shpejt të ishte e mundur.

Anna Bulgari jetoi mjaft e izoluar pas asaj ngjarjeje.

Bulgari është blerë në vitin 2011 nga kompania franceze LVMH.

2 komente në “Jeta e trishtë e trashëgimtares së perandorisë Bulgari: U rrëmbye me të birin, të cilit ia prenë veshin”

  1. katharsis says:

    Kompania Bulgari nuk eshte italiane por greke me themelues Sotiris Voulgari

  2. Loku says:

    Kjo familje eshte me origjine nga Cameria, pra jane shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje