Murrizi: Kur të ngrihen shqiptarët, ’97-ta do ju duket mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Jeni zero para fuqisë së popullit

28 Maj 2020, 12:53Politika TEMA

Deputeti Myslym Murri ka mbajytur një fjalim të ashpër sot në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi ka akuzuar qeverinë se po” vjedh lekët e fatkeqësisë natyrore”, “më keq se në ‘97”, ndërsa shtoi se po bëjnë pazare për tryezën e Këshillit Politik

“Nuk mund t’i mbani përjetësisht, ku të ngrihen shqiptaret do ju duket ’97 mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Të gjithë së bashku, jeni zero para fuqisë së popullit shqiptarë dhe shpresoj së shpejti do ta provoni”, u shpreh mes të tjerash Murrizi.

“Sot kalojnë disa akte normative, por janë pjesë e propagandës së qeverisë që në kohën e fatkeqësisë. Ministrja e Financave është larguar që të pajisë me vegla pune punëtorët që u morëm me shembjen e Teatrit, Do të doja të ishte këtu për të më treguar e çfarë do bëhet me këto akte normative.

Do shtymë thotë këste për tatimin mbi fitimin. Ti nuk e di sa kanë fitua këta që kanë 5 muaj që kanë mbyllur biznesin. Mendoni që do kenë fitim më 31 mars të viti 2001? Do shtymë thotë që të mos i paguajnë çdo datë 20, për 3 apo 4 muaj, por në asnjë taksë nuk i keni përjashtuar, por i keni gjobitur sipas urdhrave që jep sulltani në darkë dhe mësyni në çdo qepen.

Subjektet edhe pse kanë mbyll qepenat paguajnë miliona për dritat sipas një viti më parë sepse kanë hall se këta të KESH i gjen korona në xhade?? A e dini se 83 mijë qytetarë kanë përfituar nga pagesa e ndihmës. 110 mln euro ku i keni bërë rrush e kumbulla. Do votoni sot për një borxh të marrë që këtu vjen për të marrë vulën e noterit që këtë borxh do ta paguajnë shqiptarët. Ça është ky borxh, ku kanë shkuar 174 mln euro? Keni shkuar rreth 10 mld euro borxh. Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin. Keni bërë ndonjë plan rregullues për Thuamnën, për Durrësin, Krujën, Fushë-Krujën?

Edhe ata të tërmetit të parë i keni në çadra akoma. Sa shtëpi janë ndërtuar në Thumanë, akoma nuk keni pastruar mbeturinat. Në Durrës keni shemb pallatet dhe i keni nxjerrë jashtë vetëm se atje banonte motra e ish-ministres.

Tjetër pallat priste për t’u prishur, tjetër keni prishur. Shqiptarët i keni mbyll me arrest shtëpie deri më 23 qershor. Rregulloni çfarë keni për të rregulluar se shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Deri në fund të viti në buxhet do mungojnë 1 mld euro. Na numëroni turistë emigrantë që futen në sistemin TIMS edhe në korrik dhe në dhjetor. Me kë talleni ju? Qindra biznese çdo ditë falimentojnë dhe ju vetëm talleni me shqiptarët. Talleni edhe me sovranitetin e votës së qytetarëve shqiptar. Pse keni frikë të shkoni para shqiptarëve? Strukeni si struci.

Zoti Balla ke deklaruar se do i jepet mundësi të gjithë emigrantëve të votojnë. Çfarë të shtyu që u tërhoqe. Një ditë shqiptarët do vendosin vetë dhe këtu nuk do vijnë më manekinë që nuk ja ka parë njeri surratin në asnjë katund. Nuk mund t’i mbani përjetësisht, ku të ngrihen shqiptaret do ju duket ’97 mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Të gjithë së bashku, jeni zero para fuqisë së popullit shqiptarë dhe shpresoj së shpejti do ta provoni, ju ne dhe të gjithë ata që janë tallur me këtë popull.”- tha Murrizi. (TemA)

13 komente në “Murrizi: Kur të ngrihen shqiptarët, ’97-ta do ju duket mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Jeni zero para fuqisë së popullit”

  1. Jimi says:

    Te pakten ata qe ti u drejtohesh, e kane ate ndjenje pergjegjesie, se nuk dilet nudo, por ti nuk do te kesh as kohe ta mendosh, sic kane bere dikur te paret e tu, kur u turreshin koteceve te pulave.

  2. Sul Korriku says:

    Po si ka mundesi qe protagonist ne mediat shqiptare te jete prej rreth 2 muajsh fshatari Murizi. Per mua do te ishte me mire ose nje hap perpara te ishte, te pakten, qytetari “koqe” Strazimiri ! Se Murizi eshte dhe fshatar dhe koqe nderkohe qe subjekti “Strazimi” eshte dhe qytetar dhe koqe.

  3. xhoxhi says:

    Ti or Muriz po na tregohesh shumë kokë e madhe.Flet për popullin.Për kë popull flet?Populli ju pshur të gjithëve majtas e djathtas.Përse do ngrihet populli pa na thuaj?Të vish ti në pushtet dhe të rregullosh Shqipërinë?Si nuk keni turp që flisni kështu.Populli e kupton shumë mirë se të gjithë ata që kanë hyrë në politikë kanë hyrë për të vjedhur dhe populli ska ndërmend të vritet për të vjedhur të tjerë si puna jote.Populli e di mirë se sistemi që jetojmë është imoral,kriminal dhe ska asnjë shpresë të rregullohet jeta.Është kjo arsyeja që populli rin indiferent bile as dëgjon se çthoni ju të gjithë.Më thuaj një vend në botë që ka qetësi me këtë mënyrë jetese.Askund zoti Murizi .Prandaj mer ato pare dhe ri rehat se ka mundësi në zgjedhjet e radhës nuk do jesh deputet,,,

  4. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Sa te kete budallenj ne Kuvend, si puna jote, Rama e ka te sigurte fitoren dhe qeverisjen…

  5. vertino says:

    Or ti Murrizi (a e di ti qe mbiemri tend ka nje kuptim shkureje me gjemba?),besoj se me kupton se cfare duhet te them.
    E kuptoj iritimin tend por perse kerkon nje 97-te tjeter. te ka mare malli, do qe populli te vritet mes vedi?
    Po te pyes ku ke jetu keto kohe ne shqiperi apo ne spacace-x?
    A e ke jetuar situaten shume te rende qe ka perfshire vendin pas termetit dhe pandemise te covid-19?
    Une jetoj e punoj ketu ne US .por mendjen e kam aty ,ne vendin tim ku kam lindur e jam ritur me mungon shume.
    Ti i dashur Muriz flet si opozitar dhe eshte e drejta tende te flasesh si i tille dhe me thene te drejten me ke pelqyer.por sot e ke dhi me kete thirje qe ben nga foltorja e kuvendit te shqiperise.Populli vertet eshte ne gjendje te keqe ekonomike,psikologjike etc.por ne kete rast do inkurajuar nga te gjithe politiqente e albanise.A e di ti qe ketu ne Amerike zbatohen masa te rrepta per te gjithe njerezit qe te kufizohet sa me shume perhapja e covid-19? American Congress passed an bill me 3 trilion dollare per te perballuar situaten e krijuar dhe per kompesimin e te papuneve. Jane gati 80 milion te papune e biznese se bashku qe jane ne veshtiresi.Te keshilloj mos bej politike me fatkeqesine sic ben “Doktor vdekja”Te uroj shendet e suksese ne politikeberjen tende jo destruktive.

  6. Pensionisti says:

    Ky eshte lideri! Ku paska qene deri tani qeni? Ketij po! Ketij nuk ia ha qeni shkopin. Perpara myslyman!
    Me dukesh kot fare… Nuk ke as vokal as syfet! Beji qejfin vetes, se te erdhi shanci. Kaq di te te thote pensionisti.

  7. arriff says:

    Ky GJIRIZI , me erën që e karaktetizon po qelben jo vetem parlament in por gjithe Shqiperine.

  8. Lida Al says:

    Kush je ti qe kerkon perseri nje ’97? Perse e kerkon ? Ju ka mare malli juve te PD-se per vellavrasje, per dhunime, per vjedhje, grabitje, pervetesime, djegje e shkaterrime? Nuk te vjen turp, “deputet” i zgjedhur me demek nga populli, qe kerkon perseri ’97? Pastaj per cilin popull e ne emer te cilit popull flet zotrote? Per ate qe “perfaqeson” ti? Sa ke pas? Po pjesa tjeter, ajo e madhja, si mendon? Populli e di dhe ju e dini mire qe qeverite rrezohen jo se e kerkon nje opozite, por me votim. Pse kjo ngutje e juaja? Apo e dini qe kurre nuk keni fituar e do mund te fitoni me vote, por e doni ne tavoline. Qetesohuni! Populli ne demokraci do shkoje ne votime e do vendose. Kini durim se pak ka mbetur. Pefundoni reformen se zgjedhjet jane afer.

  9. Jim says:

    Mjaft me me 97 per karriken e deputetit jeni gati te beni thirrje te tilla Pse jeni kaq te vegjel me 100 veta qe ke ne Lushnje mburresh Go to hell.

  10. mik says:

    30 vjet ne kete politike te qelbur, dhe pretendon te besh ” revolucjon ” ? !!
    30 vjet duke bere pazare te ndyra me te njejtin njerez, dhe nuk ke krijuar akoma miqesi me to, ?!! Per 27 vjet Mandela ishte i burgosur, zezak dhe me ideale krejt te kunderta me oficeret e rraces se bardhe te burgut ku ai vuante denimin, dhe prap se prap kishte krijuar nje rrespekt dhe miqesi me to, kurse ti edhe mbas 30 vjeteve i sulesh me urrejtje ortakeve te tu, duke i kujtuar atyre se populli do ti marre zvarre !! Interresant ! Po ti ku ishe ? Po pse, me keto marifete do kalosh klasen ti ?!!
    30 vjet ne nje politike te qelbur, dhe krejt befas tu shfaqen si vegim idealet njerzore, keqardhja per kete popull te vuajtur e te mashtrum prej jush !!
    Ti dhe shoket e tuj, arrini kulmin kur thoni : Ky popull nuk asht budalla. Nuk ja hidhni dot ketij populli !!
    Ky asht poshtrimi ma i ndyre qe i bani ketij populli. Edhe e shkerdheni, edhe talleni me te.

  11. lymi says:

    O LYM NUK NGRIHET POPULLI PER MU DHE PER TY…

  12. Katovica says:

    Do marrin me vete edhe gruan e MURRIZIT

  13. Katovica says:

    Do marrin me vete edhe gruan e MURRIZIT! KRYESPIUNIT TE LUSHNJES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje