Rama lexon mesazhin e demokratit të zhgënjyer, Gramoz Ruçi i ndërpret fjalën. Rudina Hajdari: Aman jepi minutat e mia

28 Maj 2020, 11:06Politika TEMA

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën kryeministrit Edi Rama, teksa ka qenë në replikë me deputeten Rudina Hajdari për cështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Që në nisje të fjalës në fakt, Rama e njoftoi se ishte paralajmëruar nga zyra e kryetarit të Kuvendit se do të kishte kohë vetëm 10 minuta për fjalën dhe 3 minuta replikë, dhe pas kësaj fjala do t’i ndërpritej.

Dhe ashtu ka ndodhur.

Duke iu përgjigjur Hajdarit Rama ka lexuar mesazhin e një demokrati, sipas tij, që nuk i kursen kritikat ndaj kryeministrit:

Rama: Eshtë e kotë, nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the e pastaj i dëgjon të përkthyera gabim nga shqipja në shqip, lista të hapura me një fjalë, por e shfrytëzoj këtë replikë për t’ju lexuar një koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës italiane shkruante:

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrohet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, oburra revoltë popullore.

Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata që bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë oburra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans. U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nat që Edvini tu u kthye nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dhe teatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore.”

Ruçi i mbyll fjalën, pas përfundimit të kohës.

Rama: Gramoz, edhe dy minuta.

Ruci: Por, nuk transferohet koha zoti kryeministër.

Hajdari: Jepja edhe minutat e mia.

Ruci: Hapje IT, hape.

Rama: Gramoz shumë faleminderit, e more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në Kuvend (i drejtohet Hajdarit).

11 komente në “Rama lexon mesazhin e demokratit të zhgënjyer, Gramoz Ruçi i ndërpret fjalën. Rudina Hajdari: Aman jepi minutat e mia”

  1. Salih says:

    O Z.KRYEMINISTER, NUK E SHIKON QE IDIOTET SI KY RUÇI TEND DHE SHUME TE TJERE, DUHET ME PATJETER T’JU TREGOSH VENDIN…NDRYSHE KETA IDIOTE DHE PARAZITE PREJ 3O VITESH, DO TE JENE KANCERI I KETIJ VENDI PERGJITHMONE…

  2. Agim says:

    Kuvendi cefar po ben moj vas po qep than.

  3. Al says:

    Po sms e mijera socialisteve te zhgenjyer kur do i lexon?

    1. Revizori says:

      Po perpiqet t’i perktheje njehere, sepse keshtu si shkruan ti, duhen tre dite te marresh vesh çfare ke dashur te thuash.
      Para se te kerkosh pune tek Partia, shko mbaro ate dreq shkolle nje here. Pastaj do kuptosh se nuk ke nevojë as per Berishen, as per Bashen, as per Metën, dhe as per Ramën per te gjetur punë.
      Bota eshte e madhe por edhe e vogël. Dil kerko pune jashte Shqipërisë siç kemi bere ne qe jemi neper bote.
      Por ne kur ikëm, nuk ikëm gjithe pordhe dhe duke share Shqiperine se nuk na dha asgje.
      Mbajme mbi vete fajin tone se nuk beme aq sa duhet per te rregulluar ate vend qe i ka te gjitha, perveç njerezve te duhur.
      Imagjinoni sikur te na marrin ne 2.5 miljonë shqipetare, dhe te na cojne ne nje qytet bosh te bukur ne Australi.
      Ndersa ne Shqiperi te bien gjermane, suedeze dhe angleze.
      Do shikojme se be ate qytetin e bukur ne Australi do ta dhjesim dhe do ta bëjmë Kandahar brenda dhjete vjetesh. Ndersa Shqiperia brenda nje dhjete vjeçari do behet si Zvicëra, Suedia apo Anglia.
      Pse? Sepse nuk e ka fajin Shqiperia. E kemi ne ore ne. Nuk kemi tru. Kudo qe qe te na çojne ne do pjellim Salira dhe Ilir Metëra, dhe Monikëra.
      Mos e kerkoni tjeterkund fajin. Ai mbreteron Mrs nesh.
      Tani vazhdoni zihuni, shani Saliun, shani Ramen, shani dreqin dhe te birin, se kushdo ka faj, por vetem ju Jo.

      1. BUJARI JU DEGJON says:

        Revizor,me shkrive se qeshuri!
        Megjithese nuk eshte per te qeshur…
        Faleminderit!

      2. koment says:

        ????REVIZOR KE THËNË NJË TË VËRTETË JAM SHUMË DAKORT ME JU….

  4. mik says:

    Rama tregon mesazhin e demokratit the zgenjyer !!
    Menyren si pretendon kryeministri ta interpretoje meazhin e demokratit ne fb asht foshnjarake.
    Nuk e di, a ka logjike foshnjarake kryeministri, apo mendon se asht populli me kete lloj logjike !!
    Te gjithe e dime se ju jeni te gjithe bashke. Po iku njeri do ikni te gjithe.
    Demokrati ne fb e ka fjalen tek pazaret qe ju keni ba me Bashen. Ishit ju te dy qe katandiset PD ne kete nivel.
    Nuk me dhimset PD, sepse ajo nuk ka qene kurre e tille, ashtu siç nuk jeni dhe ju PS e mirefillte.

  5. Tajari says:

    Ha ha teater midis Ruçit dhe KM.

  6. Deli says:

    Enver Hoxha lexon letren e nje kooperativisti.

  7. gloria says:

    A mendoni se Rudina Hajdari ka qene ndonje here ne teater…..

  8. Ndreka says:

    Kjo ishte looooja,ka thene njehere e nje kohe i madhi Ndreke Luca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje