Rrëfehet për herë të parë, gjyqtari që votoi kundër shkurtimit të dënimit për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e katër policëve. Fuat Vjerdha në një intervistë për dokumentarin Unpublished, në Euronews Albania, zbardh atë që ndodhi një vit më parë ditën e vendimit për Dajtin dhe dy ditët që e pasuan atë.
Në 8 Shkurt të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin edhe pse mbi të rëndojnë akuza për vrasje të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës. Kjo gjykatë e përbërë nga një trupë gjyqtarësh të ardhur nga rrethet për shkak të konsumimit të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, vendosi dënimin e tij me 25 vite burg. Këtu nisi edhe historia e këtij vendimi që trazoi ujërat e drejtësisë.
Vjerdha deklaron për Unpublished, në Euronews Albania se ka pasur shumë debate në trupin gjykues atë ditë. Ai dhe një nga gjyqtaret kundërshtonin shkurtimin e dënimit, duke mos gjetur të bazuar kërkesën e bërë. Por në fund të seancës u mor vendimi, me tre vota pro dhe dy kundër shkurtimit të dënimit të Dajtit.
Pas këtij moment, Vjerdha, që ishte edhe relator i cështjes, fotografoi vendimin ku shfaqeshin emrat e gjyqtarëve që votuan pro Dajtit. Dy ditët e fundjavës që pasoi vendimin, Vjerdha tregon se ka përjetuar shumë keq, zhurmën që krijoi ky vendim në media si edhe akuzat nga eksponentë të ndryshëm për abuzime të trupit gjykues. Sipas tij, të njëjtën situatë e kaloi edhe gjytarja tjetër që votoi njësoj si Vjerdha.
Ky ishte edhe momenti, tregoi gjyqtari Vjerdha për Euronews Albania, kur vendosi të publikonte foton e bërë, që opinioni publik të mësonte se kush votoi pro dhe kush kundër Dajtit. Ai mohon të ketë marrë ndonjëherë kërcënime nga të ashtëquajturit “të fortë” dhe nga askush tjetër gjatë gjithë karrierës së tij. Ndaj edhe vendimet që ka dhënë i konsideron të drejta.
Kjo dëshmi ekskluzive e Fuat Vjerdhës vjen në një kohë kur Reforma në Drejtësi është “një patate e nxehtë”, që po kalon dorë më dorë, jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Një nga cështjet e saj është edhe mosfunksionimi i mekanizmit të hetimit të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve nga institucionet e ngritura për këtë qëllim, që solli si pasojë disa lirime të parakoshme nga burgjet shqiptare në këto 3-4 vitet e fundit të emrave të njohur të botës së krimit.
votoi kunder ky- e hoqi vetting-u. prandaj bejme hajr ne!
Ky nuk u hoq se votoi kunder ne vendimin per Dajtin por sepse kishte nje mal me zullume. U perpoq te llustronte ca faqen e zeze me kete voten kunder po nuk i piu uje.
FUAT VJERDHA ESHTE NDER GJYQTARET ME KORREKT I SHQIPERISE. KA LUFTUAR ME KRIMINELAT QE NE VITET E PARA E SIDOMOS NE 97. VETINGU E HOQI NE MENYRE TE PADREJTE PER TI HAPUR RRUGE GJYQTAREVE PARTIAKE.
ZOTI TE NDIHMOFTE FUAT!
As nuk ka për t’u bërë ndonjëherë REFORME Reale në DREJTESI , për deri sa të mos sulmohet ligjërisht sistemi i kalbur dhe i korruptuar, që degjeneroi këtë sistem DREJTESIE , dhe do vazhdojë po me këtë formë e frymë .
Sistemi do sulmohet e pastrohet plotësisht duke dhënë garanci për sot , por dhe për të ardhmen , vetëm nëpërmjet VETTINGUT real , i cili i zhvesh lakuriq hajdutët e të korruptuarit jo vetëm të sistemit të pa-drejtësisë , por në radhë të parë duhen goditur , larguar dhe zeruar , deri tek i fundit , politikanët e pushtetarët e gjithë kësaj periudhe gati 30 vjeçare , e shumë abuzues e të korruptuar të tjerë në piramidën e shtetit e atyre të lidhur me to .
Siç dolën dhe i nxorrën vetë nga burgjet me dhjetra mafiozë e kriminelë të dënuar me burgime të përjetëshme , po ashtu do dalin e vazhdojnë të dalin edhe në të ardhmen, me p të njejtat forma e mënyra . Shtyji e zvarriti gjygjet . rishikoji vendimet me proçedurë dhe paguaj për eleminimin e padive nga vetë ato që i ngritën këto . Të gjitha poshtërsitë , krimet , zhvatjet , abuzimet e kërcënimet do vazhdojnë njëlloj si më parë , në mos më shumë e më të rafinuara , dhe , nuk do ketë zot t’i mbrojë prokurorët , gjygjtarët , dëshmitarët e familjet e tyre sado policë e eskorta ti angazhosh.
Të gjithë krahët e politikës e pushtetarë të rangjeve të larta , bëjnë show e betohen për qiell e për dhe, se i qan zemra e i han meraku me çu përpara reformën . Harrojeni . S’mund të jenë pro Reformës dhe ta çojnë përpara atë , ato që i kanë fryrë xhepat e degjeneru ndërgjegjen aq sa nuk imagjinohet duke vjedh , grabit , kërcënuar e vra sa të mund gjithë këto vite .
Këta që dy vjet u munduan dhe e degjeneruan , e pastaj e votuan ligjin LIMONATE të vettingut , kurrë nuk kanë për të punuar e luftuar për drejtësi .
Për PA DREJTESI , PO .
DO BENTE MIRE QE TI DEKLARONTE ME EMRA GJYGJTARET QE ISHIN PRO SHKURTIMIT TE DENIMIT TE KETYRE ZOTRIJEVE NE FJALE.
PASTAJ EMRAT TU BALLAFAQONIN ME VETINGUN DHE TE SHIKONIM SE A E KANE KALUAR PROVEN.NESE ESHTE E VERTETE ,VETINGU PER GJYGJTARET ESHTE NJE LOJE ME E SHPIFUR SE LOJRAT E MAFIES PER TE NDARE ZONAT SE KU DO TA SHPERNDAJNE DROGEN.