Rama ironizon Aleancën: Me mbledhjen e firmave po luajnë me zjarrin edhe pas të tretave të Teatrit!

27 Maj 2020, 21:41Politika TEMA

Në komunikimin e fundit për luftën ndaj Covid-19, Rama nuk la pa ironizuar edhe aksionin  e nisur për mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Rama tha se pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, po luajnë me shëndetin e popullit.

Rama: Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është ,mundur përfundimisht, numrat nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit. 

Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. 

Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku, nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni.

3 komente në “Rama ironizon Aleancën: Me mbledhjen e firmave po luajnë me zjarrin edhe pas të tretave të Teatrit!”

  1. Pas të shtatave , do të qetësohen theatrixhinjë . says:

    ??

  2. ERTV says:

    Edo, teatrin e bëre ti, madje me nxitim për te larguar vemendjen nga problematikat reale dhe per të shpetuar Saliun, Ilirin, Lulin pse jo dhe veten tënde..
    Madje e prishe teatrin pa pas përfundimtarë çfarë do të bëhet atje (flas të shpallur).
    Mjafton vetem kaq për te kuptuar..
    Pse tani!?
    Pse teatrin…
    Për të kuptuar ku realisht ju fle Lepuri..

  3. Shenjeatra says:

    Mire,madje shume mire e thua,por kujt ja thua? Kafsheve? Kafshet nuk marin vesh me fjale por me hu ne koke.Jane injorant qe nuk kuptojn dot kete situate te epidemise.Ata,qe e quajn vehten besnik te Teatrit,jo vetem qe jane kundra shendetit te tyre,por kerkojn te infektojn edhe njere te tjere te pafajshem.Prandaj qeveria te marin masa shternguese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje