Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë, që mund të krijohet opozita e vërtetë!

27 Maj 2020, 19:35Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mund të jetë ky:

1- Qeveri Rama 3

2- Qeveri Basha + Monika

3- Qeveri Rama 3 + Monika

4- Qeveri Rama 3 + Basha

Koalicionet janë të detyrueshme në bazë të kalimit pragut 71 deputetve.

Partia Demokratike ka 30 deputetë më pak se Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit. Rezultat tejet i thellë për t’u tejkaluar.

Nga ana tjetër Rama në mandatin e tretë e ka të vështirë të mbajë timonin vetëm sepse është tejet i konsumuar 8 vite.

Ai mund të dalë i pari në zgjedhje, por me një rezultat nën 50%.

Marrëveshja e re Rama-Basha për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, nuk do lejojë futjen e partive të reja në Kuvend.

Me pak fjalë Rama dhe Basha po tentojnë të çimentojnë të dy pushtetin politik edhe 20 vjet të tjera.

Në këto kushte, shpresa e vetme për revolucion është që ata të qeverisin së bashku dhe pastaj populli t’i largojë me shkelma.

Mos u habisni nga kjo ide.

Kjo është mënyra e vetme që Shqipëria të thyejë establishmentin shkullor.

Çdo rezultat zgjedhjesh do ja zgjaste jetën treshes Rama-Meta-Basha.

Qeveria e përbashkët Basha-Rama do zgjidhë disa probleme:

– Do bashkojë dy forca politike të cilat ishin pjella të Partisë Komuniste, me dy sekretarë partie të emëruar nga Ramiz Alia: Berisha dhe Nano.

– Do legalizojë një martesë të fshehtë si kjo e viteve të fundit Basha-Rama.

– Do qetësojë militantët kokë palarë që si tifozat e Tiranës dhe Partizanit bëjnë sherr edhe kur ndeshja është shitur nga dy ekipet.

– Do bashkojë dy parti që s’kanë asnjë dallim programor apo ideologjik.

Në fund ka një deduksion politik:

Shqipëria ka nevojë për alternativa dhe faktorë të tjerë politik.

PS-PD e mbajnë me dhunë sistemin e votimit dhe numërimit.

Tregu politik kontrollohet nga një oligarki, por e ndarë në tre parti.

Kanë ndarë rolet dhe kanë bllokuar edhe llogoren e opozitës, duke sabotuar çdo kauzë që lind nga populli.

As revolucion nuk ndodh sepse del me vrap Meta në krye me flamur të vjedhur, ose Basha me zjarrëfikse për ta shuar protestën.

Për këto arsye zgjidhja e vetme është qeveria e përbashkët Basha-Rama-Mona, dhe nga ana tjetër populli të bashkohet rreth një opozite të re që do të lindë për t’i shporrur të tre nga skena politike.

Lufta e tyre nuk është vetëm kush merr pushtetin, por edhe kuah bllokon hapësirën opozitare.

Bashës nuk i vjen rreziku nga Rama, por nga një opozitë tjetër që mund të lindë dhe ta rivalizojë.

Shqipëria s’ka nevojë për rotacion, por për revolucion!

Revolucionin nuk mund ta ndezin ish-pushtetarët, por qytetarët.

Ata që studiuan në Tiranë, Romë, Londër, Oksford, Nju Jork, Berlin, por që sot punojnë kamarierë se nuk kanë pranuar as të ngrenë shalët për t’u punësuar në administratë dhe as kanë çuar zarfe për të qënë pjesë e listës së palaçove që fut Luli në Parlament.

Rotacioni na çon 30 vite pas, prandaj lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku.

Ky do jetë fundi i tyre….

16 komente në “Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë, që mund të krijohet opozita e vërtetë!”

  1. Te gjithe djaj me bri jane says:

    Perspktiva e vetme ne zgjedhjet e ardhshme kurdo qe te zhvillohen megjithese parashikohet nje % 18-22% te elektoratit qe do jete nje rekond kombetar duhet dhe pjesa dermusee atyre qe do votojne per arsye nga me te ndryshmet ( nuk eshte nevoja ti permend) duhet ti nxjerin te pa vleshme fletet e votimit per te gjithe kete kupole te koruptuar e kriminuar ketu e 30 vjet .ky do te jet shpetimi i vetem dhe revulucioni me i madhe i te gjitha kohrave.

    1. meta says:

      O Djall pa brire e ke kontrolluar cfare ke shkrojtur apo me qense ke nje tastiere dhe fut ca togfajalsha pa kuptim qe askush nuk i kopton se cfare ke nderment te thuash.

  2. Niku says:

    E ke qare, vetem qe ka diçka per tu theksuar. Treshja do vazhdoje te qeverisi dhe per nja 30 vjet te tjera, pasi populli eshte dele (e ka treguar tashme), e keshtu nuk ka asnje shans per Revolucion.

  3. Timi says:

    Basha duhet te shkoj ne burg jo te qeverise….

    1. PO , PO says:

      Jo vetem Basha , por edhe Like Floriri , e kane bere hak burgun vite e vite me pare .

  4. Tarasi says:

    kjo eshte disi e sakte edhe llogjike..shqiptaret nuk ka nevoje per rotacion por per revolucin…shume sakte…i pane keta keta bushtrat.. nuk ka asnje zgjidhje tjeter…populli me kot shpreson se do shkoje ndonje nga keta ne burg…ska per te ndodhur kurre…..

  5. Nga kombinacionet qe na dhe o Kreshnik , del qe te kendohet ajo kenga “Leskovik e tatepjete , si c’ka qene do te jete “
    S’na the konkretisht , cila eshte kjo opozita e re qe do linde apo kjo e “Teatrit “ , dmth Ilir Meta ne opozite me LSI .

  6. Xx says:

    ” revolucion” = asnje vote per politikanet shume vjecar

  7. Tarasi says:

    rama doli me kurve se se berisha-meta-basha….populli e votoi edhe shpresoi per te vene deri diku drejtesine ne kete vend…cfare drejtesie vuri !!!!!!!!! asnje kriminel asnje politikan ne burg…vetem disa hallexhinj qe nuk kishin te pagaunin energjine…..
    me bushter se bushtrat

  8. ben says:

    Kreshnik Spahiu-nje tjeter sharlatan qe pasi krijoi iluzione tek shqiptaret per nje parti te vertete te ndershme ne Shqiperi me “Levizjen Kuq e Zi”, beri nje vrime ne uje dhe sot po kerkon te rehabilitohet duke u hedhur nga preheri i Rames tek ai i Bashes.
    Ka zero shanse qe te kete nje qeveri koalicioni me PD-ne apo LSI-ne. Kjo e fundit eshte pothuajse e shkaterruar plotesisht, pasi anetaret e saj nuk jane militante sic ka PS apo PD. LSI-stet jane “te punesuar” nga cifti Meta per tu caktuar ne poste ku detyra e tyre eshte te vjedhin c’te mundin dhe ti japin pjesen e luanit shefit te tyre. LSI nuk ka nje ideologji qe ti frymezoje anetaret e vet sic ka PS apo PD.
    Nga ana tjeter, Rama mund te mos jete ashtu sic duhet, por alternativa, Basha eshte te vesh kujen. Ti vesh Rames mbrapa nje gur si Basha duke e detyruar me vote qe te beje koalicion me te, shqiptareve do tu kujtoje kohen kur Rama punoi me Meten qe i fuste shkopinj ne rrota. Shqiptaret jane aq te mencur te mos bien me ne ate gremine. Basha ka po ashtu zero shanse te vije ne pushtet i vetem apo me koalicion, nisur nga fakti se sa kohe ka qene ne pushtet, rezultatet e tija kane qene qesharake. Ne te kunderten ai eshte akuzuar per vjedhje ne kohen kur ishte minister i transportit apo me keq kur vrau 4 demostrues ne mes te Tiranes kur ishte minister i brendshem.

  9. Zigur Qarri says:

    Nga 4 opsionet e mundshme Rama del fitues ne tre prej tyre, me probabilitet ai do te jete KM edhe per 4 vitet e ardhshme. Keshtu qe ne shqupisat lodhemi kot pas shaleve te lulushkes dhe jargeve te salikadavres.

  10. Ali Baba me 40 Hajdutë! says:

    Pak rëndësi ka kush, e rendësishme është qe mos t’ju iki pushteti nga duart..
    Me njeri tjetrin e gjejnë ata…
    Dhe ja ku fjalët e Konicës jane koherente dhe sot për këtë kastë pas nje shekulli…
    Këta janë një bandë maskarenjsh, matrapazesh, hajdutesh dhe rryshfetxhinj…
    Edhe ti Kreshnik doje te beheshe anetare o klibit ppr sr ngrite dot tarrifen..
    Keshtu qe si tek filmi Titanik nuk do udhëtosh në klasin superior por clasin e ulët, edhe pse dihet se si shkon historia e te gjithë nje fund kanë…

  11. Zyko says:

    Ky eshte vetem hu gardhi. Kuptohet qe partia e tij do jete opozite dhe e ardhmja. Hajde e ardhme hajde. Me Kreshnik spy-on. Bla bla bla. Tra la la.

  12. emigranti says:

    e o kreshnik po nuk u denua saliu nuk ka shpetim shqiperia ai ka vrare ka vjedhur dhe ka bere shume gjera te keqija dhe tani ben propagande ne cdo menyre per te ta mbajtur gjendjen trubullt

  13. tropjani says:

    o kreshnik paj zotin, se edhe ti sje me mire
    mos na bej si analist engjell botkuptues se na vjen per te vjelle

  14. Kume Peza says:

    Është normale, Kreshniku, që nuk është siç ka emrin por një zvarranik, duke qenë pjesë e këtij sistemi të korruptuar kërkon tu zgjasë jetën të korruptuarve,. Shoh që ka marrëveshje e bashkëpunim të nëndheshëm, por të shohim ku do të dalin. Populli kërkon veting jo vetëm në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje