Deputeti Myslim Murrizi ironizon kreun e PD Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, pas deklaratave të tyre se Teatri Kombëtar do të shembej vetëm kur fadromat e IKMT të kalonin mbi trupat e tyre.
Në emisionin Arena, Murrizi ka thënë se në rrënojat e Teatrit Kombëtar duhet të ketë dy trupa që u ka kaluarrrota sipër. Më tej, deputeti tha se Aleanca për Teatrin është gënjyer nga politika.
“Për hatër të Kodit Zgjedhor e hëngri edhe Teatri kot. E prishën vetëm për këtë, por e lanë tani Teatrin. Aleanca bredh nëpër Shqipëri. I gënjyen.
Nuk e di a shkuan xhenierët për të kontrolluar trupat te Teatrit se duhet të ketë dy trupa aty së nuk bën. U ka kaluar rrota sipër, se çfarë rrote nuk e di unë, po një rrotë u ka kaluar”, u shpreh deputeti Myslim Murrizi.
Pak me realist Muriz, Aleanca nuk u genjye nga politika . Aleanca per mbrojtjen e teatrit u krijua nga politika dhe tashti qe po shetit lrrugeve te Shqiperise , mos ke degjuar ndonje llaf per teatrin , thjesht vazhdim i rruges te Beslidhjes te 2 Marsit 2020 !
Z.Murrizi ! Jeni nder deputetet me serioze me kambe ne toke ,e me integritet ! ! ! Respekte ! ! ! Pershnetje ! ! ! Mimmo .