“Vrasës”, protesta në shtëpinë e policit pas vdekjes së 40-vjeçarit

28 Maj 2020, 11:20Bota TEMA
“Vrasës”, protesta në shtëpinë e policit pas

Vdekja e të riut me ngjyrë në SHBA nga ana e një polici ka shkaktuar protesta të shumta. George Floyd humbi jetën pasi polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për plot tetë minuta.

Protestuesit u mblodhën në shtëpinë e oficerit të policisë dhe shkruan fjalën “vrasës” në oborr. Gjithashtu ata mbanin pankarta në duar.

“Njerëzit nuk i vrasin njerëzit”, shkruanin ato, ndërsa disa prej demonstruesve veshën bluza që lexonin “Nuk mund të marr frymë”, duke iu referuar fjalëve të fundit të Floyd.

Por në shtëpinë e Chauvin gjendej një gardh me policë, gati për ta mbrojtur në çdo rast. Oficeri u pushua nga puna të martën pasi u bënë publike pamjet. Për ngjarjen ka nisur edhe një hetim nga FBI-ja.

Kjo vrasje ka shkaktuar zemërim tek komuniteti në Minneapolis. Atje janë raportuar ndër të tjera sulme ndaj disa dyqane.

Mediat kanë bërë publike pamjet e kompanisë për pjesët e makinave AutoZone që ndodhet nën flakë, ndërkohë që  njerëzit i hedhin gurë. Një qyqan Target u bastis nga protestuesit për shkak të protestave.

George Floyd 40 vjeç u arrestua të hënën pas dyshimeve për mashtrim. Në videon e publikuar, ai ishte shtirë nga polici, ndërkohë që dëgjohej vazhdimisht të thoshte se nuk mund të marrte frymë.

Edhe pse i thotë oficerit të policisë së do të hyjë në makinë, ky i fundit nuk e largoi gjurin nga qafa e 40-vjeçarit.

“Nuk mund të marr frymë”, thoshte Floydd, ndërsa pas pak minutash humbi ndjenjat. Ishte një ambulancë që mori trupin e tij dhe e dërguan në spital ku humbi jetën.

Së bashku me oficerin e policisë Chauvin, ndodheshin edhe tre efektivë të tjerë, Thomas Lane, Tou Thao dhe J Alexander Kueng. Kryebashkiaku i Minneapolis Jacob Frey iu bashkua thirrjeve të protestuesve dhe kërkoi që Chauvin të arrestohej.

5 komente në ““Vrasës”, protesta në shtëpinë e policit pas vdekjes së 40-vjeçarit”

  1. mirel drejtesia says:

    Ai eshte nje krimnel i frikshem….dhe polici tjeter qe qendronte ne kembe,po ashtu nje vrases…e shikonte te ndjerin qe me zor po merrte fyme…sikur kenaqeshin…ai mund te denohej per fajin qe kishte bere,por jo,ta mbysesh me ne kete menyre barbare !

  2. Shqiptar says:

    Ai polic eshte nje vrases i lindur, po po aq vrases jane edhe koleget e tij qe nuk benin perpjekje per ta penguar te bente ate vrasje te nje te arrestuari te shtrire pertoke e me duar te lidhura. Pamje qe te ngjall neveri per shtetin amerikan.

  3. Viny says:

    Amerika akoma konsideron afro amerikanet si skllever.
    Edhe pse Obama u zgjodh president, të bardhet ndihen akoma dominues ndaj pasardhesve të atyre qe I moren me dhune të lidhur me zingjire per tu shitur si skllever. Shihni filmin Mandingo të Richard Fleischer (1975) sesi i trajtonin zezaket! Dhe tre shekuj me pas, pak gjera kane ndryshuar. Ate e thote mirë ne shkrimet e tij James Baldwin.

  4. kavajs says:

    ste vret njeri kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje