Kreu i PD Lulzim Basha u takua paraditen e sotme me bizneset në njësinë nr.8 në Tiranë.
Ai tha se gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama.
“Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.
Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.
Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.
Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.
Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”.
Barra jeni ju more basha, qe nuk beni asnje pune vetem verdalliseni neper lokale e tregje gjoja se po punoni, (e ne fakt nuk jeni per asnje pune) dhe merrni rroga te majme mbi kurrizin tone. Ku i merrni ato para, apo ju kane mbetur nga rruga e kombit, etj. Hujdute dhe mundoheni te fyeni te tjeret qe punojne.
Virus I vertet je ti o Lulush.je nje njeri kot qe te njeh gjith shqiperia.vetem xhelal mziu te mbeshte p qelbesire