Fiks në orën kur mbaroi mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Lulzim Basha u shfaq “Live” në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Ndryshe nga cimbimi nervoz i Oerd Bylykbashit se palët në Këshill kishin ngecur, Lulzim Basha në anën tjetër u shfaq krejt i qetë në Tv Klan.
Në 60 minuta intervistë ai nuk përcolli tensionin politik (që të paktën publikisht) po shpërfaqej në anën tjetër të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve.
Basha e “lëshoi” erashkën që në fillim të emisionit. Tha se Rama nuk e pranon qeverinë tranzitore, pa të cilën Bashës, të tjerat i duken pesë më hiç. Pranoi gjithashtu se do të futet në zgjedhje edhe pa këtë kusht.
“… Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…”.
Pra, a është e gatshme opozita për zgjedhje në çdo rrethanë?
“Nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës, që e shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi”.
“Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë…”
Basha u shfaq i sigurtë se “Rama i ka ditët e numëruara” dhe se njerëzit tek opozita po shohin ndryshimin.
U shfaq krejt institucional në raport me Metën. “Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte në replika me Presidentin. Presidenti ka mendimin e veta. Unë kam qëndrimet e mia…”. Tha gjithashtu se nuk i kishte premtuar Metës se do të futej në zgjedhje, (ndryshe nga sa pretendoi Presidenti). Nuk ishte penduar se braktisi Kuvendin, (ndryshe nga sa ia vë në dukje Meta).
Për të nuk ka rëndësi as mesazhi konfidencial I një diplomati i bërë publik nga Presidenti I Republikës lidhur me emërimet në Kushtetuese.
“Mesazhet që më kërkoni të komentoj nuk kanë pikë rëndësie. Nuk është asgjë në krahasim me skandalet e tjera që kanë ndodhur më përpara. Asgjë…Nuk përbën asnjë lajm për ne. Reforma në Drejtësi është kapur tërësisht nga Edi Rama, është projekt i tij të kapë reformën në drejtësi…”.
Ndryshe nga Meta, Basha ka një tjetër qasje edhe për rolin e ndërkombëtarëve. “Sigurisht që ndërkombëtarët kanë përgjegjësinë e tyre për sa kohë që kanë qenë bashkëhartues dhe bashkëshoqërues të reformës, por nuk mund t’i vë fajin pragut për derën…”
Basha nuk doli nga qëndrimi skematik as kur tha se do ta votonte Metën për një mandat të dytë si President.
E quajti propagandë hipotezën për një koalicion mes tij dhe Ramës pas zgjedhjeve të 2021-it. Si asnjëherë tjetër foli si kryeministër i ardhshëm duke shpalosur pjesë nga platforma ekonomike e PD-së e duke premtuar se (në rast fitoreje) do të ndëshkojë kupolën aktuale duke filluar nga Edi Rama me ministra e deri tek Erion Veliaj…
Pra, Lulzim Basha la të kuptohej qartazi të enjten se do të futet në zgjedhje edhe pa garanci, se do t’i fitojë ato, i “tregoi” Metës vendin e tij, dhe se nuk ka pakt me Ramën pas zgjedhjeve…
Me pak fjalë, një Basha që veç zhvillimet e ditëve në vijim do të tregojnë se sa ka qënë Ai në “Opinion”.(gazetaSI)
trazira jane ne forme gllaberus me mposht nje gune te mbeshtjelle ne forme te ndryshme me shume jemi duke pare me kerku nje burre nje gru ,po te vezhgoni me shume kujdes jane shume duke u shtyp nje plesh intelektual te streses se niveleve qe mposhtin klasen e ulet qe ne fakt eshte gjysme lehtesuese mendimi im .a mund te kuptojme se ku po perfundojne kryelartesise qe mposhtin nje autoritet . punsimi me vene nje pozit eshte e veshtire se plaku cakall nuk rrjesht nga pasioni verbus qe ka nje guacke te forte . po mori gruan e vertet hyne ne zgjedhje .
Bashes nuk ke ca i lexon shume. E ka te shkruajtur ne balle te qenit deshtak.
Basha duhet te distancohet nga krimineli Sali Berisha dhe kryemafiozi Ilir Meta.Pastaj merr besimin e popullit.Ne te kundert duhet te shohe endrra me sy hapur per pushtet.
Ky do jete kryeministri jone I ardhshem qe do te ribeje shpresen dhe te ardhmen e ketij vendi te vuajtur.
Hahahaha…sic “riberi” Tiranen ato 4 vjet qe ishte Kryetare Bashkie….apo kur ishte Ministri i Brendeshem as nuk e “rruajti” per 4 te vraret ne Bulevard…as doreheqje…as interviste qe te shpjegohesh rreth asaj ngjarje te rende ne mes te Tiranes….thjesht….”mos me rruani kkk”….ky eshte Lul-kuqja…e tek ky te varesh “fatet” e vendit eshte sikur tja…futesh vetes por me “brryl” ama…
Μirë i ka thënë Meta, -” Basha të gënjen dhe për orën.”
Ky njeri është pa bosht dhe shtyllë kurrizore, Çfare thort son , nuk e thotë neser, biles dhe ta mohon. Këtë beri ne 2017, 2019, dhe ja tani për teatrin dhe tash për kodin zgjedhor. Kot së koti shkruaj dhe unë. Ai mbahet ne atë detyrë thjesht se ka hesape të vjetra e të përbashkëta me kreun e vërtetë të PD-se. Plakun Mere .
Ky bolja ka vizuo. Ka plan. Ky esht bole e kalbur sherbetor i kriminelit Berisha. Akoma kujton ky bolja se do fitoje…se shqiptaret do votojne kete pis hakdur e kriminel bashkepubetor i berishes ne shume krime. Hahaha!
Titulli artikullit eshte gabim.
Nuk duhej thene “… si duhet lexuar Lulzim Basha”, por “… kush ja futi kembet ne nje kepuze Lulzim Bashes?”.
Ky eshte njeriu me pa personalitet qe ka njohur politika shqiptare. Edhe Berisha, ne perversitetin e tij shpellar ka me teper personalitet se sa ky legeni. Lulushja, ne fillim ben “cubin” dhe kur ja “kendojne kemben andej nga “rruga Elbasanit”, e ul bishtin dhe ben kthesen 180 gradeshe.
Mjere ne ke kemi kryetar opozite.