Vuçiç: Të gatshëm për të rinisur dialogun, presim formimin e qeverisë. Serbët e shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkan, të jetojmë në paqe

29 Maj 2020, 18:43Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të nisë dialogun menjëherë sapo të formohet qeveria e re në Prishtinë.

Ai shtoi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira që të mund të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse duam të jetojmë në paqe”, tha Vuçiç.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese mori vendimin që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin Avdullah Hotit, për krijimin e qeverisë së re, ishte në përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa vendimi u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje, u përkrah nga SHBA dhe BE, që kërkuan krijimin e qeverisë së re dhe rinisjen e dialogut.

7 komente në “Vuçiç: Të gatshëm për të rinisur dialogun, presim formimin e qeverisë. Serbët e shqiptarët përfaqësojnë dy kombet më të mëdha në Ballkan, të jetojmë në paqe”

  1. Pedro i ri says:

    Vetem Albin Kurti eshte negociator dinjitoz.

    1. Roberto says:

      Albin Kurti eshte Cari me i madh qe me kane zene syte,as Ramushi nuk ishte per ate pune. Duhet dikush qe ka peshe,seriozitet. Nuk behet politika me dhune apo kokefortesi. Duhet dialog duke respektuar njeri-tjetrin dhe mos mendoni se dialogu apo ulja ne nje tavolive me Vucicin eshte nenshtrim.

  2. Adam says:

    Po nuk na hoqet qafe keta politikan qe na keni sjell prej 100 vjetesh nuk mund tu besojme se jeni paqesore me ne

  3. Kapit Tupalla says:

    Vuçiqit po i shkojnë jargë nga goja … ka nuhatur prenë e lehtë !

  4. Goni says:

    Albini te jetoj me kafshet, ne pyll, se me njerzit nuk di me komuniku.

    1. Arjan says:

      Goni ha nje mut Te madh ,po kush di me komuniku hashim treshi apo ramush dru me pre pastaj Varet si komunikon ne interes Te kombit tend apo atij sllav.Albini eshte e vetmja shprese per nje ecje perpara Te nje kombi Te pergjumur dhe Te percare Ka voten e popullit Nuk Ka voten e krimit internacional per shfarosje Te Shqiptareve.Jemi Shqiptare autoktone dhe Nuk mund Te lejojme UDB e serbise Te tall koqet Me ne si ne shqiperi dhe kosove.Po u nda kosova bie maqedonia dhe Mali zi per 24 ore plas lufta.Lufte kunder bandave klanore si ne shqiperi dhe kosove.

  5. Baton DR says:

    Vetëm ne jemi popull ballkanik….ju mongolet kthehuni ne Siberi… pa dialog dhe pa diskutime fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje