Jari në mëdyshje për listat e hapura

31 Maj 2020, 18:41Antena TEMA

Pas një debati të madh kombëtar që ka shpërthyer mbi listat e hapura apo të mbyllura, Jari ka mëdyshjet e veta.

Meqë shumë demokratë i kanë kërkuar atij mendimin si president i Këshillit të PD, Jari vendosi të flasë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Debati mbi listat e hapura është një debat i nxitur nga Edi Rama.

Ai si me lista të hapura, si me të mbyllura, njësoj e ka garën, se nuk ka lënë njeri brenda PS-së që të ngrejë kokën.

Debati është për ne demokratët, që kemi parti të vërtetë demokratike dhe mendim të lirë.

Unë mendoj se listat e hapura kanë avantazhet e tyre.

Përshembull, nëse e zëmë se mua Basha më vendos të 15-in në listën e Tiranës, dhe nëse qytetarët e Tiranës do lihen të lirë të zgjedhin brenda listës, mua me siguri që do më votojnë dhe do dal i pari.

Ose i dyti, nëse është dhe Doktori në listën e Tiranës.

Pra kjo ka të mirën e vet.

Po kështu, dhe nëse Gridën e vendos të 7-n në listën e Durrësit, njerëzit do mobilizohen dhe ta votojnë të parën.

Shembuj të tillë mund të marrim plot.

Por kjo vlen vetëm për partitë ku nuk mungon demokracia dhe sistemi i vlerave.

Unë kam besim se Luli është demokrat i vërtetë dhe di t’i vlerësojë drejt vlerat e PD-së.

Ai mendon njësoj si populli.

Ai jeton me popullin, ka përfaqësuar gjithnjë mendimin e popullit dhe besoj se nuk ka nevojë ta korrigjojë populli atë që thotë ai.

Kështu që unë besoj se dhe lista e Lulit do jetë, Doktori i pari, unë i dyti e kështu me radhë.

Pra në këtë pikë, nëse ne kërkojmë lista të hapura, duket sikur nuk besojmë tek ndershmëria e Lulit.

Kjo e dëmton shumë fushatën dhe humbet besimin e njerëzve tek Luli.

Ndaj mendoj se teorikisht listat e hapura janë të mira, por praktikisht, me këtë lider të ndershëm, të sinqertë dhe popullor që ne kemi, nuk është e nevojshme, pasi ai zgjedh pikërisht ata që do populli dhe ashtu siç i do populli.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje