Karmina shpjegon inatin e Fevzos me Myslim Murrizin qysh ne fëmijëri

28 Maj 2020, 19:43Antena TEMA

Sot Myslim Murrizi i ka bërë një letër publike AMA-s, kundër gjuhës diskrimunuese të Fevzos ndaj deputetëve të Parlamentit.

Karmina ka një farë simpatie për Fevzon, pasi disa herë ai ka porositur gjëra tek dyqani i saj i të brendëshmve, dhe ajo vet ka ndërmend të porosisë një libër tek Fevzo.

Por duke parë sherrin me Myslimin, Karmina vendosi të ndërhyjë:

“Të dashur fansa.

Në këtë hsitori unë padyshim jam me Fevzon.

Inati i Myslimit me Fevzon buron nga fëmijëria.

Ata janë të dy nga një fshat, nga Çerma.

Kur ishin të vegjël, ishin të dy të internuar në Çermë.

Por njëri ishte në Çermë qendër, tjetri në Çermë fshat.

Këtu ka nisur xhelozia mes tyre.

Më pas, kur shkuan në gjimnaz, Fevzo iku në Tiranë dhe rrinte tek daja i mamasë, kurse Myslimi mbeti në Çermë.

Pas rënies së komunizmit, Myslimi u ngrit në detyra të ndryshme, ndërsa Fevzo mbeti gazetar.

Këtu xhelozia e Fevzos arriti kulmin dhe ai vendosi të ndërronte vendlindjen e tij Çermë, me Tiranën.

Për këtë bëri një gjyq në Gjykatën e Tiranës, ku provoi se ai nuk kishte lindur në Çermë, por në Tiranë.

Prej atij momenti ai i dha fund rivalitetit me Myslimin, pasi quhet tirons.

Biles së fundi ai ka bërë dhe librin “Tirana e nonës”, që tregon distancimin e tij final nga Çerma.

Ky është shkaku real i zemërimit të Myslimit ndaj Fevzos, pasi ai ka mohuar vendlindjen e tij me gjyq, duke e bërë nga Çermë, në Tiranë.

Ndaj nuk është mirë që inatet personale të përdoren për politikë.

Unë nuk e njoh nga afër zotin Murrizi, se ai nuk ka ardh asnjëherë tek dyqnai im në Bllok, por kam idenë që ai nuk i njeh markat e rrobave si Fevzo.

Dhe kjo është një mangësi e tij, që ai duhet ta pranojë.

Merlin Monro ka thënë se të pranuarit e mangësive na lejojnë të ecim përpara.”

2 komente në “Karmina shpjegon inatin e Fevzos me Myslim Murrizin qysh ne fëmijëri”

  1. Fjala "paqe" ka rezidenzen ne oborrin e miresise! says:

    Une, nuk i ve ne dyshim aftesite e gazetarit : Fevzi , por do shtonja: thjeshtesia eshte baza e c’do madheshtie te vertete.!
    Ne lindem dhe u rritem ne kryeqytet, madije puq me bllokun, por kure rikthehem ne Tirane ,ndihem shume mire per evoluzionin dhe bukurine qe i ka dhuruar koha bllokut dhe Tiranes ne teresi. Kjo eshte paqe ne vetvete,miresi!

  2. Prostituta Kombetare Sali says:

    Fevziu, Karmina, Ciljeta, Greta, Artjola, Desara, Agim Doci, Shkendije Muja, Xeni$Gita, Sudja,
    jane e ardhmja e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje