"Plazhet ndahen 80% për publikun dhe 20% privat", Klosi hap sezonin turistik: Aplikim në e-albania për licencë, ja kush ka prioritet

31 Maj 2020, 18:47Turizëm TEMA

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi po vazhdon vizitat në qytetet bregdetare të Shqipërisë për të zbuluar planin e menaxhimit të vijës bregdetare, që do t’i mundësojë Shqipërisë hapjen graduale të turizmit nën masat e reja. Kësaj radhe i ndalur në Vlorë ministri ka shpjeguar se vendimi i parë i njoftuar është shtyrja e sezonit deri në datën 15 nëntor për t’i mundësuar bizneseve të rikuperojnë kohën e humbur nga pandemia e COVID-19.

Në bazë të rregullave të reja, të gjitha  restorantet dhe hotelet do të duhet që të aplikojnë nga 1 qershori në e-Albania për të marrë licencë. Ministri paralajmëroi se nëse do të konstatohet shkelje e protokolli shëndetësor do të ketë gjobë dhe pezullim të licencës.

“Në e-Albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë deklarimin e kushteve të higjienës”, u shpreh ministri më tej.

Klosi bëri gjithashtu me dije se raporti për hapësirën e plazhit do të jetë 80% publik dhe 20% privat, ndërsa prioritet për të marrë stacion plazhi do të kenë hotelet dhe restorantet.

Ministri Klosi duke marrë shembull Kavajën, tregoi hartën me ndarjet, teksa zona e ngjyrosura me të verdhë do të jenë për biznesin, zona jeshile për qytetarët. Të parët në përzgjedhje do të jenë hotelet e vijës së parë, vetëm për sipërfaqen përpara ballore. Pas hoteleve të vijës së parë, do u kërkohet të tjerëve të aplikojnë që ndodhen në vijën e dytë.

Më pas do të jetë mundësia e restoranteve për të aplikuar për zonën e caktuar si të verdhë. Brenda kësaj hapësire të verdhë për biznesin, 20% do të jetë e lirë për qytetarët. Por cfarë do të ndodhë në një zonë si Gjiri i Lalzit që nuk ka hotele si në zonën e Shkëmbit të Kavajës për shembull? Klosi sqaroi se në këtë rast, ndarja e parcelës në vijën bregdetare do të bëhet duke u lënë të drejtën për të zgjedhur restoranteve me mbi 20 tavolina.

7 komente në ““Plazhet ndahen 80% për publikun dhe 20% privat”, Klosi hap sezonin turistik: Aplikim në e-albania për licencë, ja kush ka prioritet”

  1. PPSL me PPP e VKM says:

    Kush është më i madh kryeministrit apo ministrat.
    Kryeministri doli e tha që nuk do të ketë plazhe private, zhezlong e çadra private ( po pyesja veten nqs vetëm për sivjet !?)
    Kur del ky tjetri tani e thotë 80 me 20…
    Si i bi VKM
    Vari K… [email protected]?
    Apo Varja KryeMinistrit..!!
    Këta nuk janë ne koordinim me njëri tjetrin apo po tallin trapin me Shqiptarët.
    Ça dmth plazh privat??

  2. Rrembimi rradhes .... says:

    Ore Minister gjumi po cjane keto gjera qe beni me pronen e perbashket .Po dhe dycika territor detar e plazhe qe populli ka po i ndani . Kjo eshte e pafalshme, bregdeti eshte i te gjitheve qe paguajne taksa te pushojne ku te duan jo me ndarje 20/80. Cjane keto poshtersi qe behen ne kurriz te ketij populli te varfer. More a ka qenveri ne kete vend qe ti japi drejtim apo do merremi me keta qe kerkojne te mbushin xhepat me 20% te licensave per plazhe private. kjo eshte palacolleku i rradhes se ketij Ministri te paafte. Ngreuni o njerez e merrini me gur keta qe duan te ndajne tokat qe na perkasin te gjitheve e qe paguajme taksa qe te gjithe te kemi akses ku te duam.

    1. lesh e li says:

      Si doni ju, 100% privat? Dhe njeriu thjeshte te shkoje e te paguaj ata qe vene shezllone? Jo. Une kam nje hyrje ne bregdet dhe nuk ve dot nje cader se nuk me lene privatet, ata me shezllone. Kush vendos cadra e shezllone per te fituar, te zhduket nga rera. Kush ka nje hotel ka kuptim te vendos disa cadra per klientet, por me karar. Dhe banoret duhet ta kene kete te drejte. Te tjeret, jo.

  3. kripa me karar says:

    Lalezin ja lini ne dore Saliut dhe Monikes i vendosni dhe bodigarde qe tu bejne hysmetin para-mbrapa;

  4. Shqiperine e mori muti neper shale says:

    Plus hotelet pa leje ne tok shteterore por duan edhe plazhe

  5. Aleksander says:

    Plazhi ashte TOKE E ZANUN,
    Bregu i detit ashte TOKE E ZANUN
    Deti ashte UIJ I ZANUN.
    Prej injorantave te pd.
    Partia Socialiste kur do ta lirojne?
    Edi merru me kyt pun ti, se Ministri jot nuk e ka kuptua si funksionon.
    Resultatet duam jo premtime.

  6. Santa Quaranta says:

    Titulli thote ndryshe, paragrafi i fundit thote ndryshe!! Ke te besojme??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje