VIDEO: Trazirat në SHBA, pronarët mbrojnë dyqanet me armë në dorë

31 Maj 2020, 22:00Bota TEMA

Vdekja e George Floyd gjatë arrestimit nga policia amerikane, ka ngjallur një valë protestash dhe trazirash të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos protestave kundër policisë, në disa qytete demonstruesit kanë plaçkitur e shkatërruar dyqane.

Në një situatë të tillë, pronarët e dyqaneve jane detyruar të mbrojnë pronat e tyret duke qëndruar të armatosur. Një video e tillë vjen nga Ohio, në zonën që quhet “Little Italy”.

Në pamje duken pronarët e një furre buke italiane që qëndrojnë përpara derës së dyqanit të tyre me pushkë në dorë, duke u përpjekur të zbrapsin protestuesit që qëndrojnë aty pranë.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka nxjerrë Gardën për të rivendosur rendin dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë aktet e dhunshme.

1 komente në “VIDEO: Trazirat në SHBA, pronarët mbrojnë dyqanet me armë në dorë”

  1. Who says:

    Po mir o gazetar….. kjo eshte situata? Kjo qe pershkrove? As e paske idene fare o nul. Siperfaqsore ngelet… kupto mire cpo ndodh pastaj informo njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje