Hahn: Taksë për shumëkombëshet si garanci për Fondin e Rimëkëmbjes

1 Qershor 2020, 16:53Bota TEMA

Nuk shoh alternativa reale në futjen e burimeve të reja vetjake, përfshirë taksën mbi të ardhurat e kompanive shumëkombëshe, në buxhetin e BE-së, si garanci financimi të Fondit të Rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni i BE-së, deklaroi komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Buxhetit, Johannes Hahn, për gazetën britanike ”Financial Times”.

“Ne synojmë një fluks të vazhdueshëm të burimeve të reja nga bilancet tona deri në fund të vitit 2027”, pohoi komisioneri austriak.

”Rritja e burimeve është rruga e vetme për të mbështetur rimëkëmbjen”, theksoi ai.

Hahn e llogarit këtë taksë mes 15 dhe 20 miliardë eurove.

”Taksa mbi shumëkombëshet mund të sillte 10 miliardë euro në buxhetin e komunitetit dhe do të kishte të bënte me 70 000 ndërmarrje në Europë, me një qarkullim prej mbi 750 milionë eurosh”, saktësoi Hahn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje