SHIFRAT: Banka e Shqipërisë injektoi 22 milionë euro në tregun valutor vendas në pikun e krizës së COVID-19

1 Qershor 2020, 20:50Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë injektoi 22 milionë euro, në tregun valutor vendas, në pikut e krizës së COVID-19.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot se “ne kemi një regjim të lirë  të kursit të këmbimit valutor. Eshtë fakt pozitiv që kursi i këmbimit është stabël. Por në kushtet e krizës ishte një frikë që mund të kishim një nivel të lartë të inflacionit, para një zhvlerësim të monedhës vendase”.

“Pati një ndikim të fortë psikologjik, ishin disa faktorë specifikë, jo vetëm bllokimi i hyrjes së euros në tregun tonë nga kriza, por edhe bllokimi i fluturimeve, mosardhja e eurove të nevojshme për tregun në një moment të caktuar, (e cila u zgjidh pas një jave dhe erdhi sasia e eurove që kishte nevojë sistemi bankar), të gjitha këto bënë që të kishim një zhvlerësim të lekut për një moment të caktuar”- u shpreh Sejko.

Sipas tij, në këtë kohë BSH-ja ndërhyri dy herë në pikun e krizës me 22 milionë euro, një shifër jo shumë e madhe, por që ndikoi në stabilizimin e kursit.

“BSH ndërhyn në tregun valutor kur kursi i këmbimit ndikon negativisht në inflacion ose kur ka nevoja për të shtuar apo pakësuar nevojat valutore të BSH-së”- deklaroi Sejko.

2 komente në “SHIFRAT: Banka e Shqipërisë injektoi 22 milionë euro në tregun valutor vendas në pikun e krizës së COVID-19”

  1. Daniel says:

    Eshte nje stabilizim per pak kohe.

  2. Arber says:

    Mero cfare titulli qenka ky. “Injektoi” eshte fjale komplet pa kuptim. Injektoi jashte bankes apo u futen ne banke? Me sa duket ti mero ben shume gafa trashanike gjuhesore ne gazete. Perdor gjuhen e thjeshte dhe te bukur shqipe qe njerezit te kuptojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje