Qeveria i drejtohet tregjeve financiare me eurobondin e ri 650 milionë euro

2 Qershor 2020, 18:00Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare financiare me një Eurobond prej 650 milionë eurosh.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deklaroi se eurobondi do të jetë me maturim 7 deri 10 vite.

Sipas saj, financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të shlyer (rifinancuar) eurobondin e marrë në vitin 2015 dhe për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.

“Janë organizuar një sërë takimesh me bankat/institucionet ndërkombëtare për të marrë informacion mbi mundësitë dhe kushtet e emetimit të një eurobondi në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2020.

Nga vlerësimet paraprake të bankave ndërkombëtare kjo para situatës së përhapjes së COVID-19 në Europë dhe në vendin tonë, pritej që Eurobondi i ri të emetohej me një normë interesi më të favorshme se ajo e emetimit pararendës.

Por ndërkohë me përhapjen e sëmundjes dhe shpalljen e pandemisë, tregjet ndërkombëtare të kapitalit u ndikuan nga situata e cila reflektoi një nivel të lartë luhatshmërie dhe pasigurie në normat e interesit, të cilat çdo ditë dhe javë pësojnë luhatje”, është shprehur ministrja.

Kjo është hera e katërt që vendi ynë i drejtohet tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin e eurobond.

Eurobondi i parë është emetuar në vitin 2010 (me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7,5%) dhe është shlyer në vitin 2015.

Eurobondet e mëpasshme dhe të cilat janë ende aktive (të pashlyera plotësisht) janë Eurobondi i emetuar në vitin 2015 (me maturim 5-vjeçar), në vlerë prej 450 milionë eurosh dhe me një normë interesi 4,75%, Eurobondi i emetuar në vitin 2018, në vlerën prej 500 milionë euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3,5%.

2 komente në “Qeveria i drejtohet tregjeve financiare me eurobondin e ri 650 milionë euro”

  1. Ministrja artiste says:

    Artiste e bija e botës.
    Gjyshi im tregonte nje histori qe thonin me ironi.
    Një mushkë kishte marrë njëri nga Kuçi i Vlorës dhe nuk linte më bythë peme pa u fërkuar. .
    Edi na gjeti minkstren nga Kuçi.
    Mbulon mutin me shurrë.
    Dmth lajmë borxhin me borxh.
    Se nuk e lajme dot ndryshe..
    Se ju duhen ca para klanit te Edit per tu injektuar ne ekonomi neper kanale ku “thithin” shumë shpejt vetë per veten e tyre.
    Duke rritur indirekt borxhet.
    Talent o talent.
    Këta po synojnë miliardin € me një të rame të lapsit.
    Do bëjmë shtet, de more de.
    HAJDE RILINDJE HAJDE !!!

  2. Kuq e zi says:

    Shtetet e be-se kane vite qe po kerkojne te shpikin nje eurobond dhe nuk gjejne kompromis ndersa kjo katranjosja na thote qe kemi “emetuar” (nji dreq e di c’dmth) qe ne 2010
    O zonje po kerkojme borxh thuaj por askush nuk na jep se nuk shohin siguri sidomos kur i ve ate emer qe vete europa se ka, pshurren fare nga e qeshura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje