S'ka marrëveshje as sot, ambasadorja Amerikane: Të hiqet dorë nga kërkesat që bien ndesh me rekomandimet e ODIHR-it

2 Qershor 2020, 20:48Politika TEMA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas rreth 9 orësh negociata me Këshillin Politik, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët.

“Kaluam pothuajse 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik.

Ka qenë një ditë e vështirë, por është bërë progres. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira.

Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në fazë kritike në historinë e saj.

BE ka vendosur disa kushte për të nisur negociatat për anëtarësim, mes tyre edhe Reforma Zgjedhore.

Kështu që, qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të takohemi prapë, është të përmbushim rekomandimet e ODIHR”, tha Kim.

“Nëse arrihet konsensusi edhe për gjëra të tjera përtej rekomandimeve të ODIHR, jemi dakord.

Por, nëse kërkesat e palëve bien ndesh me rekomandimet e ODIHR, duhet t’i lëshojnë kërkesat”, shtoi ambasadorja amerikane.

16 komente në “S’ka marrëveshje as sot, ambasadorja Amerikane: Të hiqet dorë nga kërkesat që bien ndesh me rekomandimet e ODIHR-it”

  1. Mona thith 7 bataliona says:

    Znj. Kim mos bej lutje por u trego dosjet dhe u bej ate qe i bete Adriatik Llalles.Futi te gjithe ata qe nuk duan te pranojne rekomandimed e ODHIR ne listen e zeze te Departamentit te Shtetit.

    1. Drini says:

      Te gjithe qe kane fut kemben ne parlament ne 30 vitet e fundit duhet te jene ne listen e zeze te kombit Shqiptare.

  2. h says:

    Èshtë më e thjeshtë të ndryshosh orbitën e planeteve,sesa interesat e hajdutëve mafjozë.
    Po ju zonjë, nuk mund ta imagjinoni sepse vini nga bota e përparuar.

  3. Go West says:

    Është momenti të dali ndonjë dosje..
    Pastaj ti shohim këta artistat..

  4. Kim été says:

    Duhet shkollë politike për të zgjidhur nyje të tilla dhe jo plotsim vëndesh.

  5. birce says:

    Zonja ambasadore e nderuar ju keni shume te drejte por a marrin vesh shpellaret e PD dhe hajdutet e partise se Ilir Floririt.

  6. kripa me karar says:

    PO me duket sikur Petrit Vasili anetar i “keshillit politik absurd” i eshte hequr viza amerikane, apo jo dhe ketej e kemi anetar “te keshillit politik” (!)Dmth neve na bejne reformat hajdutet dhe kriminelet, çfare prisni? Ja hiqni vetes.

  7. Eri says:

    Kur bashkohen shqiptaret nuk ka force e superfuqi ti mposhte.Shikoni Berisha Meta Rama Basha te bashkuar nuk pysin as per BE e as per USA.I leme romuzet.Mire thote komentuesi lart nxirruni dosjet se nuk ofendohet vendi yne se keta nuk jane te zgjedhur po e kane vjedhur postin e institucionit ku jane gjithsecili.

  8. like shtogu says:

    Pazare per interesa vetjake..ku pyesin per Shqiperi keto hiena znj.ambasadore. vetem burgu i mbedh horrat..zgjohuuuu spak….

  9. Shenjestra says:

    Pd-ke nuk leshon pe nga kerkesat e saj absurde se do qe te manipuloi zgjedhjet.Pd-ke nuk ka fituar kurre zgjedhjet me ndershmeri por vetem me te vjedhur votat hapur se Sali Berisha kishte fuqine e shtetit dhe bente gjemen.
    E dyta-Pd-ke nuk do qe te behen negociatat per ne BE,ka qene dhe eshte kundra.Duke qene kundra ajo kerkon te sabotoi nepermjet reformes zgjedhore dhe asaj te drejtesise.
    E treta eshte se ata e din shume mire qe nuk fitojn,populli nuk i voton se jane mashtruesa,hajdut,kriminela,vrasesa.Prandaj ata nuk e duan reformen zgjedhore sot.

  10. Gent says:

    Faleminderit!!!!! Yuri Kim.

  11. emigranti says:

    bjere ketu fbi dhe i rregullon cdo gje sepse saliu , luli , meta e te gjithe keta kane vrare e vjedhur e tani duan vetem rremuje po ju ka hyre frika sepse e shikojne qe populli nuk po ju vete me prapa

  12. Bejuni ate qe ju beri Donald Lu , dhe si kolopuce do futen ne vathe !

  13. Trotski says:

    Politikanet Shqiptare e duan Tokmakun ne Koke ,ndryshe nuk marrin Vesh.Kemi shprese tek Ju Znj.Kim God Bless America

  14. jerry says:

    Cili politikan do te dorezoje mandatin , pas nje kohe te gjate si deputet ? Cili politikan do qe te behen zgjedhjet me lista te hapura per deputete ? Cili politikan do qe te behet reforma ne drejtesi ?Cili politikan do te deklaroje e te jape llogari per pasurite e paligjshme ? Cili politikan e do forcen e ligjit qe e shikojne si litar ne qafen e tyre ? Cili politikan e do referendumin popullor per keto ceshtje, nqs ata nuk bien dakord, ose bien dakord qe te mos bien dakord? Cili politikan e do depolitizimin e KQZ, qe tu ikin qoftet nga dora? Cili politikan e do pastrimin nga elementet e nomeklatures me historik negativ ne ate sistem? A do te kemi mundesi o popull qe te zgjedhim ata qe do te na japin zgjidhje per jeten tone e te femijeve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje