As kryeministër, as deputet: Albin Kurti përfundon atje ku e nisi, në rrugë

3 Qershor 2020, 21:02Rajoni TEMA

Albin Kurti i thotë sot lamtumirë zyrës së tij në kryeministri, për t’u rikthyer në rrugë, aty nga ku e nisi edhe karrierën e tij politike. Edhe pse ishte njeriu më i votuar i zgjedhjeve të 6 tetorit, Kurti pësoi sot humbjen më të madhe politike, duke u detyruar të dorëzojë jo vetëm karrigen e kryeministrit, por edhe atë të deputetit.

Ai e nisi ditën e fundit si kryeministër, ashtu siç nisi edhe të parën: duke mbledhur kabinetin dhe ata pak njerëz të besuar që i kanë mbetur rreth vetes. Por ndryshe nga mbledhja e parë e qeverisë, mëngjesin e sotëm në kryeministri mungonin të gjithë ministrat e LDK-së, të cilët ishin duke u përgatitur për triumfin e kësaj partie: Votimin e qeverisë së re.

Ky ishte një moment tranziconi i dhimbshëm për të gjithë ministrat e Vetëvendosjes dhe njerëzit e tij më të afërt, të cilët kanë mbetur po ashtu jashtë parlamentit.

Në tetor të vitit të kaluar pas zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 30 karrige në Kuvendin e Kosovës dhe vuri deputetët më të votuar u në krye të disa prej ministrive.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi zëvendëskryeministër i dytë. Duke qënë se për t’u bërë pjesë e kabinetit ata dorëzuan mandatin e deputetit, Kurti dhe njerëzit e tij më të besuar nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të marrin tanimë rolin e opozitës jashtëparlamentare.

Por si mund të mbesë pa pushtet, deputeti më i votuar në dy zgjedhjet e fundit në Kosovë?

Pas 9 viteve në opozitë dhe gati 14 viteve aktive në skenën politike, Lëvizja Vetëvendosje provoi në tetor shijen e pushtetit. Premtimet e Kurtit ishin sa të mëdha aq edhe të vështira, por edhe anti-konformiste. Duke u kërkuar votat shqiptarëve të Kosovës, ai premtoi kursimin në masë të parave publike, rifutjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, reforma madhore në arsim, liberalizimin e vizave, rritjen e buxhetit, drejtimin e dialogut me Serbinë, vendosjen e reciprocitetit me Beogradin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Por ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër që qëndroi në pushtet, apo edhe “zhveshjes” nga kostumi i opozitarit, Kurti arriti vetëm një nga premtimet e tij.

Edhe pse tanimë në pushtet, Kurti vazhdoi të sulmonte kundërshtarët politikë si të ishte në opozitë. Në vend që të përqendrohej tek qeveria, Kurti duket se u përfshi në një betejë të egër politike me presidentit Hashim Thaçi, për dialogun me Serbinë dhe heqjen e taksës së vendosur nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj. Do të ishte pikërisht kjo betejë me Thaçin ajo që do t’i ‘’errësonte sytë” ish-kryeministrit, duke humbur mes vorbullës së kësaj lufte politike kontrollin mbi koalicionin qeveritar.

Ai nuk u përul përpara kërkesave të vazhdueshme të të dërguarit të presidentit Trump për Kosovën, Richard Grenell, për heqjen e pakushtëzuar të taksës, por u akuzua nga e gjithë skena politike se po rrezikonte marrëdhëniet me SHBA-në. Në përpjekjen e tij për t’i treguar presidentit Thaçi se ai ishte i zgjedhuri i qytetarëve të Kosovës, dhe se cdo vendim duhet të kalonte më parë nga ai, Kurti u akuzua se “veshi” edhe këpucët e LDK-së. Duke shkarkuar pa asnjë paralajmërim ministrin e Brendshëm nga radhët e kësaj partie sepse mbështeti kërkesën e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme për shkak të pandemisë, Kurti duket se “vrau me paramendim” koalicionin e tij qeverisës.

Ishte pikërisht kjo qasje e ashpër, por edhe sfidimi i SHBA-ve, ajo që duket se bashkoi të gjithë skeptikët kundër tij. Dhe ndërkohë që Kurti ishte i përqendruar te lufta me Thaçin, LDK duket nisi punën për formimin e qeverisë së re.

Koronavirusi ishte alibia i nismës së mocionit të mosbesimit, por arsyeja e vërtetë e rrëzimit të Albin Kurtit duket të ishte qasja e tij për dialogun me Serbinë. Debati për formatin dhe se kush e udhëheq këtë dialog e vendosi Albin Kurtin jo vetëm përballë Hashim Thaçit, por edhe përbalë administratës së Donald Trump.

Para se të merrte detyrën Albin Kurti si Kryeministër, administrata e Donald Trump u përpoq që të shuante konfliktin përmes një marrëveshjeje mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit. SHBA shtoi presionin ndaj heqjes së taksës 100 për qind si një gjest të vullnetit të mirë ndaj Serbisë dhe me shpresën e sigurimit të një marrëveshjeje të shpejtë, diplomatët amerikanë diskutuan deri tek ideja e ndaluar e ndarjes së Kosovës.

Por, sic argumenton analisti amerikane Patrick Kingsley, pasi formoi koalicionin në muajin shkurt, Kurti nisi punën për të ngadalësuar e penguar procesin që kishte nisur para se ai të vinte në pushtet, duke e vendosur veten në një kurs përplasjeje me Uashingtonin.

Mes frikës së Hashim Thaçi mund të kishte arritur një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës, Kurti përdori të drejtën që i jepte Kushtetuta për të marrë në dorë dhe udhëhequr dialogun me Serbinë në vend të Thaçit dhe të mbajë tarifat pjesërisht në fuqi si një mjet presioni ndaj Serbisë.

Kjo është edhe arsyeja përse mocioni i mosbesimit u mirëprit në avancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh e shqetësuar kur SHBA ngriu miliona dollarë ndihma për Kosovën, dhe më e alarmua kur Donald Trump Jr., që nuk ka asnjë post zyrtar në administratën e babait të tij, publikisht mbështeti qëndrimin e senatorit amerikan, që këshillonte tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Këto komente, që tmerruan qytetarët e Kosovës, që e shohin praninë e trupave amerikane në vendin e tyre si një garanci jetësore për sigurinë e vendit, duket se cuan edhe në krisjen e koalicionit qeveritar. Në këtë pikë, as LDK nuk besonte me Kurtit, dhe as Kurti, që shkarkoi ministrin e Brendshëm, nuk i besonte më LDK-së.

Në vendimin e tij të fundit, Kurti hoqi tarifat për të vendosur masat e reciprocitetit, ndali plotësisht  tregtinë me Serbinë, duke minuar të gjitha përpjekjet e Grenell për  fuqizimin e lidhjeve tregtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Për shumë intelektualë në Kosovë, Albin Kurti tregoi nuk mund të ketë program politik qeverisje, por vetëm atë të përmbysjes së pushteteve dhe qeverive. Për të tjerë ai tregoi se nuk u zhvesh nga parimet e tij edhe pasi shijoi shijen e pushtetit.

Megjithatë, kush i kujton skenat e gazit lotsjellës dhe protestat e egra në qendër të Prishtinës me thirrjet “Vetëvendosje, jo negociata”,  e di se Kurti është rikthyer në fushëbetejën e vetme që nuk e mposht dot askush: në sheshet e protestave! (SI)

26 komente në “As kryeministër, as deputet: Albin Kurti përfundon atje ku e nisi, në rrugë”

  1. nnn says:

    Debilat i qajne hallin kaloresit se i varen kembet. Lum ju qe nuk kuptoni asgje por jetoni vetem per te llapur e mbushur zorren……………

  2. stark says:

    Kurti nuk pësoj në politikë, Kurtit u vjedh para syve e të gjithë botës.

  3. Baliu says:

    Zoti Kurti eshte nje tribun i popullit, qe i tregoi botes se korrupcioni nuk eshte kulture e shqiptarve.

    1. @Baliu says:

      Megjithate, ngjarjet ne Kosove, por edhe ketu ne Shqiperi tregojne se shqiptaret nuk dijne dhe nuk ja dalin dot qe te qeverisen ndryshe, pervecse nga Hajdutet dhe te Korruptuarit.

  4. velekinca gjilan says:

    sa lek pti hashim thaçi per kete artikull.

  5. Predatori says:

    Kosova nuk e meriton Albinin si kryeminister. Meriton Thaçin si president qe për ti shpetuar Gjykates Speciale shpik ndarje/korrigjim kufijsh. Meriton Ramush Haradinaj qe e futi Kosoven në vorbull me ate taksen dhe sot populli Kosoves është turrur drejt mallrave serbe. Meriton në pushtet Limën të cilin Haradinaj e caktoi kryetar të komitetit ku presidenti do jepte llogari për dialogun me Beogradin. Meriton Hotin Kryeminister qe mori vetem 25.000 vota, nderkohe qe Vjosa Osmani mori 176.000 dhe refuzoi te merrte pjese në mbledhjen e partise per zgjidhjen e KM. Meriton dhe Isën qe sado me nje kembe në varr eshte gati të beje koalicion dhe me djallin vetem qe LDK të marr postin e Kryeministrit. Meriton dhe serbet në qeverine e shqiptareve. Deshmoret e UÇK as e kane menduar ndonjehere keshtu Kosoven. Kosova meriton dhe Mero Bazen qe e sulmoi Albinin sikur të ishte armiku më i madh i shqipetareve ndonese ai qeverisi me pak se 2 muaj. Zoti na ruajt ne shqiptareve.

  6. Lush berbali says:

    Ti beje te fala profesor Andi Bushatit ,qe pasi e shndriti me mesimet dhene Lulzim Bashes ,i dha leksione urrejtjeje edhe Albinit.
    Miqte e tij ne Tirane Luli,Saliu,Andi,Çimi e Iliri duhet te gezohen tani se nje tjeter trim do te sillet rrugeve tani.
    Jane ata qe kane dy vite qe sipas tyre e kane rrezuar Ramen,e bashke me to edhe Abini.
    U nis per te rrezuar Ramen e perfundoi qafethyer rrugeve te Prishtines .
    A thua se njerezit e kishin votuar per te zgjidhur hallet e Shqiperise !!!
    Ai tregoi se nuk mundi te zgjidhte hallet e veta ,e as te Kosoves.
    Tani i duhet ta djege edhe njehere ish zyren e tij.
    Ashtu si ka provuar se eshte puna e vetme qe di te beje.

  7. Al says:

    Albini do kthehet kryeminister sepse eshte Shqiptari vetem ne pushtet i pakorruptuar….

    1. Neutrino says:

      Artificial Inteligence! Të mos jep i korruptuar (por i korruptueshëm) nuk të bën automatikisht drejtues shteti dhe qeverie. Duhen edhe parametra të tjerë. Uthulla e fortë gërryen enën e vet.

  8. Shenjestra says:

    Albin Kurti perfundoi si idhulli i tij Sali Berisha,nga i cili merte udhezime.Tani te rrij rehat dhe t’i mare ere bythes se Saliut.Kurti qenka njeri pa tru,kosovar koketrashe dhe do perfundoi me keq se Saliu.Kurti ka per t’u zhdukur edhe si parti,se eshte parti ekstremiste,rrugaç dhe agresiv.Por agresivet kane gjithemon perfundim te keq.

  9. LABI says:

    Albin Kurti vetem ne rruge e ka vendin, te gjuaje me gure dhe molotovë. Është njeriu më i pavlere dhe hipokrit qe ka nxjerre skena politike e Kosoves. Kishte oreksin e madh te behej kryeminister i gjithe shqiptareve pa u bere me pare tamam kryeminister i Kosoves. Tani do bente mire te merrte fshesen dhe te pastrinte rruget e qytetit bashke me punonjesit e ndermarrjeve të pastrimit.

  10. VATRA says:

    Një nga metodat ma primitive për të mbetur aktal në politikë dhe presionit ndaj kundërsharëve politikë është manipulimi me masat e varfëra qytetare si dhe grupeve të anarhisë dhe kaosit

  11. Timi says:

    Kurtit i duhet vetëm të ketë pak durim. Koha punon për të. Do kthehet edhe më i fuqishëm.

  12. Dardania Sacra says:

    Ky fakt duhet të na verë në mendime si komb.
    Njeriu më i votuar dhe pa u mbushur viti mbeti në rrugë.
    A e kuptojmë dot se kush qeveris, kush merr vendimet ???
    Pra është koha të zgjohemi si popull (SHQQIPËRI-DARDANI) DHE TË MARRIM FATET TONA NË DORË.

  13. Analisti amator says:

    Shkarkimi i Kurtit ka vene ne pozite te veshtire Serbine. Te mesuar me komoditetin e kundervenies se Kurtit ndaj Amerikes dhe Evropes, dipllomacia serbe eshte vene ne levizje. Momentalisht politikanet Serbe jane konfjuz dhe shpesh japin deklarata kontraditore. I tille eshte rasti kur Vuciq shprehu gadishmerine per te biseduar pa kushte me qeverine e re. Nuk kaluan as dy dite dhe Daciq, Ministri i Jashtem e “korogjoi ” Vuciqin dhe vuri kushtin e heqjes se masave te kohes se fundit qe Kurti vuri ndaj Serbise per te filluar bisedimet. Duket sikur masat qe vuri Kurti kane qene te mirepritura nga dipllomacia serbe, per te vazhduar politiken e berjes fajtor te shqiptareve. Komoditeti i shfrytezimit te “trimerive” te Kurtit per te kundershtuar iniciativat Amerikano- Evropiane, per te na bere ne fajtor, duket se ka mbaruar.Serbet jane vene ne levizje se si te sabotojne bisedimet.
    Nga ana tjeter spekullimet per temen e bisedimeve, si kusht per bisedimet, qe degjojme sot nga Kurti apo poltikane te “degjuar” shqiptare, duke perfshire edhe “analiste”, bjene ere te perpjekjeve per te penguar fillimin e bisedimeve. Kjo me dashje ose jo eshte nje ndihmese qe i behet Serbit, qe asnjehere nuk ka dashur zhvillimin e bisedimeve. Ne kete kontekst me lejoni te them qe bisedimet jane me te rendesishme se tema e bisedimeve. Tema e bisedimeve do jete ne dinamike dhe jo e lehte per tu zgjidhur. Lufta jone duhet te zhvillohet pikerisht ne kerkesat dhe ofertat dhe jo ne “trimerite” kurtiane per tu bere armik me perendimin.
    Ne kete kontekst, Vuciqit i eshte nxire buza, sepse duhet te nenshkruaje njohjen e Kosoves. Ne rast se ai nuk e ben ate, ngjarjet do zhvillohen ne ngjashmeri si me Rambujene, ku perendimi do veproje ne menyre te njeanshme.
    Kjo vere do jete e “nxehte”per Kosoven. Do degjojme e cnuk do degjojme. Patriotet e reme, spiune te Serbit do akuzojne delegacionin si spiune te Serbit dhe do bejne thirrje per tu terhequr nga bisedimet, sepse kete do e kerkoje agjentura Serbe. Idjotet do brohorrasin ne tubimet e Albin Kurtit! Sali Berisha do jete me Albinin. Iliri do shikoj per te bere ndonje pazar…
    Do shikojme e cnuk do shikome. Nuk do jete e lehte. Ajo qe une uroj eshte qartesi ne mendim e delegacionit shqiptar. Sido qe te jete puna,ne nuk duhet te largohemi nga bisedimet. Po tja mbaje le te largohet serbi. Kjo do jete fitorja e dyte e madhe mbas Rambujese.

  14. Kabassi says:

    Te kalburit me pushtet e te kamur me para te pista u bene bshke dhe e rrezuan Albinin qe eshte i vetmi politikan ketej e matane Drinit me duart e pastra plus me dije, parime e dinjitet. Do rikthehet.

  15. Tani says:

    Dukett SA tendenciosa shkrimi sikur fajín e ka Albín Kurti jo kurva e Trump

  16. Njeriu says:

    Të mos fusi hundën në punët e shtetit Shqipëtarë, se ku ishte apo do përfundoj, as që na bëhet vonë fare.

  17. XXXL says:

    Dhanë fjalë të mëdha për shtresa të caktuara të popullatës se do të ketë suksese të mëdha si jashtë ashtu edhe brenda Kosovës por premtimet e VV u këthyen në humbje super të shpejta dhe me rendë njëra pas tjetëres e pa besushme për një ,,super të aftë dhe super të ndershëm”

  18. Trotski says:

    Mori Ate qe Meritonte.keshtu do ta pesojne gjithmone te Paudhet dhe Anti-Amerikanet.

  19. altin isufi says:

    NJE FONDAMANTALIST KARIERIST. MORI ATE QE MERITONTE.

  20. Shpalosêsi says:

    Vezet dhe plumbat?
    Albin Kurti i gjuante me veze policet rumun gjate trazirave, kurse policet rumun me plumba i vrane dy te rinje, keto vrasje i deshti Albin Kurti. Njeri nga bashkepunetoret e tij para zgjedhjeve te para fundit, e ka bere te ditur idene “qe dikush prej udheheqseve te VV duhet te vritet, qe t’i fitojme zgjedhjet”…

  21. Diaspora USA says:

    Vetem DAJAKU ekstra e “rregullon” trurin Malinj te Albin Kurtit dhe Albineve qe e ndjekin nga pas. Ata kane treguar me vite se jane nje BANDË ekstremistesh Bolshevike + Fashiste = Mix. Qeveria e re e Kosoves me mbeshtetje totale nga Perendimi dhe vecmas nga SHBA e Britania, duhet ti vere “FRENAT” me cdo menyre e forme keasj BANDE e ngritur nga Rruga dhe pse jo edhe nga te Huajt (e di vete Albini se kush jane 1 a 2 a 3 keta te Huaj), qe nuk e duan Kosoven te perparoje por te diskretitohet nga brenda, nga vete elemente kosovare ekstremiste dhe rrugaçe.

  22. Forca Tifozet e Tirones dhe PartiSonYt says:

    Ju qe komentoni ketu jeni perversa vetem me dore i bini, ik e bjerini dhe loqes se Vinit me goje.

  23. @Baliu says:

    Megjithate, ngjarjet ne Kosove, por edhe ketu ne Shqiperi tregojne se shqiptaret nuk dijne dhe nuk ja dalin dot qe te qeverisen ndryshe, pervecse nga Hajdutet dhe te Korruptuarit..

  24. Luan says:

    Dine te qeverisin more Baliu dine, por mafia , injoranca, shitja e interesave tek te huajt nuk i le burrat e vertete te ketij kombi, qe i kane katandisur per buken e gojes dhe kane degjeneruar gjithshka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje