Qeveria e re e Kosovës, reagon Thaçi: Ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për qytetarët e vendit

3 Qershor 2020, 13:53Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi Kuvendi votoi sot me 61 vota pro qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hoti.

Me një shënim në facebook, ndërsa i uron suksese qeverisë së re, Thaçi e konsideron të sotmen “ditë të rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit”.

Postimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit.

Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike.

(TemA)

3 komente në “Qeveria e re e Kosovës, reagon Thaçi: Ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për qytetarët e vendit”

  1. L says:

    Dite e rendesishme per hajnine.

  2. Gjeopolitika says:

    Tani futi dhe një të ikur vetë.
    Se e betë çorbë atë vend.
    Merr dhe GjAlpinin me vete, veç mbaje me kujdes se mos shkrin gjatë verës ai.
    Në frigorifer në ngrirje..

  3. Korabi says:

    Ja u rregullo Kurti qejfin tani, mobilizon forcat rrugore me tymuse, gure,veze pate etj, po Edi Rama cdo heqi nga musteqe muti,drejtori ekzekutiv i Hysamedinit, Bole Abazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje