PROFIL: Avdullah Hoti, “Hija” e Mustafës që u bë sot kryeministër i Kosovës

3 Qershor 2020, 13:43Rajoni TEMA

I cilësuar shpesh si “hija” e Isa Mustafës, Avdullah Hoti, i zgjedhuri i Lidhjes Demokratike ka marrë sot “bekimin” e Kuvendit si kryeministër i Kosovës.

Edhe pse nuk është zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, Avdullah Hoti u votua si kryeministri i Kosovës me 61 vota. Politikani nga Rahoveci zuri vendin e kryeministrit Albin Kurti, duke udhëhequr një qeveri koalicioni më AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe. Kjo ishte tentativa e dytë e 44 vjecarit  për të udhëhequr Kosovë, dhe ndryshe nga viti 2017, sot, babai i dy fëmijëve ia doli.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1998, Hoti bëri doktoratën në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar. Karriera e tij politike nisi pasi u bë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe u njoh me Isa Mustafën.

Rrugëtimi përkrah mentorit të tij politik nis më 2008, kur fillimisht Hoti shërbeu si këshilltar për ekonominë i Mustafës, asokohe kryebashkiak i Prishtinës. Dy vjet më vonë, ai ishte kthyer në krahun e djathtë i Isa Mustafës, i cili pas rizgjedhjes si kryebashkiak i kryeqytetit, e emëroi Hotin nënkryetar.

Në vitin 2014, pasi Mustafa humbi garën për Prishtinën ndaj Shpend Ahmetit, Hoti u zgjodh për herë të parë deputet.

Megjithëse, Lidhja Demokratike kishte dalë e dyta në zgjedhjet e atij viti, Mustafa arriti të bëhej kryeministër i Kosovës, falë një marrëveshjeje me Partinë Demokratike, që atëkohë drejtohej nga Hashim Thaçi.

Hoti u gjend sërish afër mentorit të tij, pasi Mustafa e emëroi Ministër të Financave, pozitë në të cilën shërbeu deri më 2017 dhe do të mbahet mend për reformën fiskale.

Në vitin 2017, në zgjedhjet që u mbajtën pas rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi, Lidhja Demokratike e udhëhequr nga Mustafa, ia besoi Hotit kandidimin për kryeministër të vendit në zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, profesori nuk pati sukses në këtë garë, pasi partia e tij doli treta, ndërkohë që ai rezultoi, njeriu i tretë më i votuar në vend, me 115 mijë vota. Në zgjedhjet e 6 tetorit, dy vjet me vonë, Hoti mori vetëm 26 mijë vota, ndërkohë që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani u kthye në figurën më të votuar të LDK-së me 176 mijë vota.

Pas formimit të koalicionit qeveritar mes LDK-së dhe VV-së, Avdullah Hoti u emërua zëvendëskryeministër. Ai u kthye në zërin kryesor të Lidhjes Demokratike, duke mbrojtur qëndrimet e partisë brenda Qeverisë.

Ai doli kundër kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për “rrezikim të marrëdhënieve me Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, për shkak të refuzimit të heqjes pa kushte të tarifës 100% ndaj mallrave serbe, sipas kërkesës së të Dërguarit Special të Presidentit Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Hoti ka botuar gjashtë libra në gjuhën angleze dhe gjashtëmbëdhjetë artikuj shkencor në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, emigrimin dhe remitancat etj.

Avdullah Hoti ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka në pronësi edhe tri banesa të vogla. Njëra 67 metra katrorë e blerë më 2010, tjetra vetëm 57 metra 2 e blerë më 2015 dhe e fundit 69 metra e blerë në vitin 2018.

Një ditë para mbajtjes së seancës, Hoti, ka thënë se qeveria e re do të përballet me sfida të shumta, duke nisur nga pandemia e koronavirusit, problemet ekonomike dhe dialogun me Serbinë.

Kjo pandemi pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike. Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë mbyllja për shkak të koronavirusi i ka kushtuar çdo ditë shtetit të Kosovës rreth 6 milionë euro.

Por, jo më pak i rëndësishëm është dialogu me Serbinë, një proces që është pezulluar nga viti 2018. Hoti merr miratimin e Kuvendit si kryeministër mes presionit të jashtëzakonshëm të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin në dialog. Për t’i hapur rrugën dialogut, i dërguari i Trump, Richard Grenell ka arritut dy marrëveshje të mëdha për rinisjen e bisedimeve: rikthimin e flurimeve direkte mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe rikonstruktimin e linjave hekurudhore.(SI)

17 komente në “PROFIL: Avdullah Hoti, “Hija” e Mustafës që u bë sot kryeministër i Kosovës”

  1. Pellazgos says:

    Abdullahu eshte hija e Mustafes,por ne fact Mustafa nuk eshte ” Diell” se edhe Ai eshte hije e atyre qe e “cliruan” Kosoven per interesat e tyre.
    Ata qe e “cliruan” Kosovon jane pushtues te vone bile me vone se Turqit ne dhe hija e tyre ne Epir Kostandinopol dhe gjithe zonen qe ne Lashtesi quhej Ionia.
    Per kete aresye quhet dhe Deti Ion.
    Ionet dhe Colonat prej Mermeri jte tipit Ionian jane te nderthurura me ato Dhorike ne Parthenonin tone te Ilyreve te Epirit dhe gjithe Heleneve.
    Nuk e kuptoj identifikimin Kosovare turk ne Dhardhanet e Mithollogjise Greke kur ne fact njeriu dhe shteti vleresohet nga veprat dhe realiteti dhe jo nga interesat nacionaliste te atyre qe jane De Facto pushtimi i Atdheut tone Pellazg.
    Kosova apo Al-baniandi Clirohet atehere kur lufta per Nder,Dygnitet,Kombetare do identificohej me ate te Jeorgios Kastriotis,Prijesit Epirote te Perandorise Greke te Bizantit.

    1. Sanger says:

      Nje bravo te madh per kete koment!

    2. ..... says:

      Po te behet kjo qe thua,ne ballkan do jene te gjithe aleate.

    3. Moisi Golemi says:

      Ç’lidhje kanë fisi i Jonëve në Azi të Vogël, me Detin Jon, o idiot?? Si ia vunë emrin nga Azia, me messenger??
      Deti Jon, në kohët romake quhej Mare Nostrum. Tani, bëj lidhjen midis fjalëve Nostrum dhe Jon e mos llap më, matuf!!!

  2. Predatori. says:

    Kosova ka sot nje kryeminister që nuk është votuar nga populli. Avdullah Hoti as 100 vota nuk i mbledh dot po te ishte kryetar partie. Kjo qeveri sot eshte në koalicion me AAK e cila u ndeshkua me vote nje pak muaj më parë. Ka dhe NISMA një parti gjobvënëse me nje kryetar gjobvënës dhe të akuzuar për vrasjen e shumë shqiptareve qe i ka patur rivalë. Ahhh, po kanë dhe serbët. Shqiptaret me të lumtur sot jane ata që kanë marr pushtetin dhe Mero Baze që aq shumë e sulmoi dhe anatemoi kryeministrin legjitim të zgjedhur nga vullneti shqiptarëve. Per mua sot është dite e errët që kerkon reflektim sepse vullneti sovranit është nëpërkëmbur.

  3. rroku says:

    Dihet qe Isa Mustafa eshte kryehajdut po ky qe eshte hieja e tije si eshte……?? Logjika te thote qe hajduti zgjedh hajdutin…..

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Z. Hoti eshte nje ekspert i mire i ekonomose. Eshte shume i kulturuar, kurre nuk perdore fjalë nencmuese per te tjeret. Nuk eshte i korruptuar, po te ishte , deri me tani Albini ja kishte treguar rastet korruptive. Por nuk ka fakte, prandaj heshtë.
      Z. Hoti i uroj suksese, megjithese do ta kete shume te veshtire qe te udheheqe me vendin ne kete kohe te veshtire .

      1. mik says:

        Ti e trajton humbjen e Albin Kurtit apo fitoren e Avdullah Hotit si nje gare me vota te ndershme dhe te ligjeshme, e jo si nje grusht shteti qe ju ba Kosoves, qe per fat t’ mire nuk pati viktima.
        Avdullah Hoti mund te jete gjithçka, por jo njeri i ndershme. Qysh sot, kryeministri i Kosoves asht nje kryeminister iligjitim ne detyre. Dmth politikan kopil, i pa-zgjedhur.

  4. mik says:

    Demokraci = Pushtet i popullit : Ne Kosove, kjo asht rrena ma e madhe ne bote.

  5. Gashi says:

    Urime Serbi, me ndihmen e komandantave te UÇKs po behet endrra realitet. Greate Serbia

    1. !!! says:

      Urime edhe këti Gashit që u largua nga pushteti propaganda e Dik Martit një mbrojtësi të të drejtave të njeriut për disa dhjetra serbë të Kosoves e jo kursesi për mijëra shqiptarë të zhdukur përgjithmonë nga falangat serfe për 30 ditë pushtet treguat inkuizicionin e VV

  6. VATRA says:

    U largua një demagog shpifës nga kryministria dhe u vendos një dr. shkencas dhe njeri shum i edukuar edhe pse vjenë nga një lidhje politike e llumit ku kapitalin politik e kanë fitu nga manipulimet shpifjet dhe mashtrinet ndaj popullatës por shtafeten e shpifjeve dhe baltosjeve u rrëmbeu Kurti

  7. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Al bin laden kurti,i ka ber gati tymusat per ne parlament…
    Do rekrutoj edhe saliun me ilirfloririn me familjen me nje cizme

  8. Arjan says:

    Sot eshte nje dite turpi per Te gjithe Shqiptaret kudo qe jane eshte kriju qeveria thaqi 3 Qe do kete pasoja Te renda per kombin tone .Ta Gezoj Mero gelbaza qeverine e krimit.

  9. !!! says:

    Urime edhe këti Gashit që u largua nga pushteti propaganda e Dik Martit një mbrojtësi të të drejtave të njeriut për disa dhjetra serbë të Kosoves e jo kursesi për mijëra shqiptarë të zhdukur përgjithmonë nga falangat serfe për 30 ditë pushtet treguat inkuizicionin e VV

  10. Emiljano says:

    Si fillim avdyllah ndrysho emrin se e ke per turp te zotit

  11. mario says:

    Shkruani se gje tjeter sna ka ngele.Per mendimin tim Z Hoti eshte shume me lart si njeri dhe figure se Albini qe ka krijuar nje levizje qe mendoj se eshte shume e rrezikshme per Kosoven dhe kombin Shqiptar.Nuk behet gje me force me,duhet me shume kulture politike ,perndryshe serbi do ju marri keq perpara.Serbet u treguan me te zgjuar,zgjodhen president nje njeri shume (dobic) te zgjuar,qe ne perendim hiqet sikur jane shqiptaret qe i kane vrare serbet dhe jo e kunderta,ka krijuar aleance shume te forta me ruset dhe kinezet sa edhe per ameriken dhe europen eshte e veshtire tani ceshtja e kosoves.Me vjen keq ta them por si gjithmone ne shqiptaret i prishim shume pune njeri -tjetri dhe armiqte tane e kane me lehte te merren me ne,pra troc tallin bythen me ne ,si greket me shqiperine dhe serbet me kosoven.Po te ishte bere ndonje bashkim mbas luftes do ishim shume me te forte,keshtu te ndare me kete klase politike kaq antipatriote dhe komplet te korruptuar e kemi keq muhabetin.Megjithate me mire them me Z Hoti se po te kishit ndejtur dhe pak me Albinin ,amerika do ju thonte by,by sherif.Me mire vone se kurre por kombi shqipetar se ka lluksin te humbi dhe ameriken ,perndryshe ne kete kohe kaq te eger ku serbi dhe greku jane armatosur rende dhe shqiperise si ka ngelur asnje tank dhe areoplan se i shiti Sala per skrap dhe ne afrike,ta shtyjme si ta shtyjme gjithmone duke bere (gola) ne porten tone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje