Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti: Nuk do të lejojmë ndryshim të kufijve, kjo qeveri do mbrojë sovranitetin e vendit si një tërësi e pandashme

3 Qershor 2020, 16:38Rajoni TEMA

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë falimit në Parlament para deputetëve të kuvendit, tha se qeveria e tij nuk do të lejojë asnjë lëvizje të kufijve, gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë.

“Autoritetet e Kosovës do ta respektojnë në plotësi Kushtetutën e Kosovës gjatë këtyre bisedimeve. Dialogu do të bazohet në objektiva të qarta që duhet të arrihet nga kjo marrëveshje përfundimtare pastaj çështjeve që duhet të dialogohen si dhe raportimi dhe transparenca gjatë këtij procesi”, tha Hoti.

“Kjo qeveri do të promovojë dhe mbrojë sovranitetin e vendit si një tërësi e pandashme”, tha ai.

Në këtë fazë, kryeministri i Hoti tha se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne nuk kemi dilema të llojit me Amerikën apo më dikë tjetër. Për ne partneriteti me SHBA-në nuk ka alternativë. Prandaj ne do ta kthejmë zotimin tonë 30-vjeçar që raportet tona me SHBA-në janë raporte të një miqësie speciale dhe të përhershme”, theksoi Hoti.

Në ekspozenë e prezantuar, Hoti foli edhe për reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi, siguri dhe drejtësi duke mbështetur edhe procesin e vettingut në drejtësi.

5 komente në “Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti: Nuk do të lejojmë ndryshim të kufijve, kjo qeveri do mbrojë sovranitetin e vendit si një tërësi e pandashme”

  1. Jon says:

    Na hap kufirin kete fundjave se duam te shkojme ne Malin e Sharrit.

  2. loku says:

    A i ka thene Mustafa ketij ato qe do vjedhesh do ti ndajme bashke, Mustafa dhe me nje kembe ne varr mendjen per te vjedh e ka.

  3. Baliu says:

    Nje hajn i farmerkave i instaluar si prostident, nje minik i instaluar si kryeministrec, dy zagar te Vuqiqit, pese qynga te Obiliqit, deshtimi sagllam, Mitrovica e ndam, rroft tu Kosova* Republik.

  4. Baliu says:

    Jo more qfar ndarje, vetem Menagjim i Integruar i Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje