Opozita vendos kushte: Kim e Soreca të mos ulen me ata që s’kanë asnjë votë. Nuk votojmë nëse s’hapen listat, i duan dhe 10 deputetë të shumicës

4 Qershor 2020, 18:52Politika TEMA

Deputeti Halit Valteri ka kërkuar përfshirjen e opozitës parlamentare në diskutimet për reformën zgjedhore.

Për “Report Tv”, Valteri është shprehur, se grupi demokrat është i vendosur të mos votojë reformën, nëse nuk vendoset për lista të hapura dhe nëse nuk miratohen të gjitha rekomandimet e OSBE.  Më tej ai ka zbuluar se edhe 10 deputetë të PS, kërkojnë lista të hapura.

“Nëse të huajt duan të bëjnë reformë, me këta tre zotërinjtë….ne kur vjen puna e ndryshimit të sistemit jemi bashkë.

Kim dhe Soreca të ulen me ata që do u japin votat dhe jo me ata që nuk kanë asnjë votë. Hapja e listave është kusht i panegociueshëm.

Grupi parlamentar demokrat është 100% në këtë qëndrim. Votat janë në parlament jo te bregu i Lanës. Opozita nuk voton reformën nëse nuk hapen listat. 10 deputetë nga shumica më kanë shprehur mbështetjen për lista të hapura”, u shpreh Valteri.

Gjatë ditës së sotme, opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore.

Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.

4 komente në “Opozita vendos kushte: Kim e Soreca të mos ulen me ata që s’kanë asnjë votë. Nuk votojmë nëse s’hapen listat, i duan dhe 10 deputetë të shumicës”

  1. Prishtinali says:

    O vllai,po nuk ju qi njeri,mo vllai

  2. shkurst2014 says:

    Ju lumte ju jeni shpetimtaret e ktije vendi,e ktij populli mjeran qe flen gjume,mose ja humbni vlerat vetes,ju keni vlera shum,e me shum se ata te luli basha,mona e lir floririt,e edvin narkomani.Ju mose pranoni votimin fallso te batakcijve,populli tani me ka shpresat vetem te ju,keni premtuar se nuke do ta votoni reformen qe nuke eshte per popullin.Le ta votojne reformen juri me ambasadorte e tjere qe humbin kohe me ata qe duan te mbajne reformen per interest e tyre,e te partive te tyre,jo te popullit.Ju mose u shqetsoni pa votat tuaja ata lodhen kote se koti,do te detyrohen te ju kerkojne falje,e te fidhojne negociatat me ju,ju vetem mbani fjane ndryshimin e sistemit zgjedhore.

  3. Kjo s’ka bythe te rrije me !
    INJOROHET HAPUR PARLAMENTI
    DEPUTETET OPOZITARE NE PARLAMENT
    DHE I HIDHET TOPI NJI DORDOLECI NJI NDER PERSONAT ME TE INKRIMINUAR
    DHE TE DIKUTUAR NE POLITIKE QE KTA VET E FUTEN
    NE POLITIKE NGA DERA E PASME !
    ——
    NJI NJERI I URRYER E KARAGJOZ PAASNJI AFTEESI PREJ POLTIKANI POR
    VETEM ME VJEDH SHTETIN ME VRA SHQIPTARE DHE GENJYER SAPO HAP GOJEN
    E TIJ IDIOTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PRA BE-ja DIKUR KUR TUBOHSHIN E KENDONI HYMNIN NE ORKESTREEN E MOLOTOVIT
    I THOSHTEE DORDOLECIT SE POLTIKA BOHET NE PARLAMENT JO RRUGE !
    SOT INJOROJNEE PARLAMENTIN DHE I KTHEHEN RRUGES NJI XERRO DEPUTETI LOL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    JAN NE METRO AMBASADORET APO KAN MARRE DROGEN E GABUAR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    KTA PO E MBAJNE SHQIPERINE NEN KONFLIKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje