Refugjatët dynden sërish drejt kufirit grek: Athina do të ndërtojë... “mur”

4 Qershor 2020, 12:29Rajoni TEMA

Mijëra refugjatë janë mbledhur sërish në kufijtë turko-grek, duke alarmuar Athinën zyrtare për një valë të dytë emigrantësh të ngjashme me atë të shkurtit. Flukso drejt kufirit me Greqinë vjen vetëm disa ditë pas paralajmërimit të Ankarasë se emigrantët mund të nisesh sërish në kufijtë e BE-së, tani që epidemia e koronavirusit është në rënie.

Greqia po merr hapat e nevojshëm për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë të njoftoi të mërkurën Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos.

Autoritetet greke vendosën të dërgojnë policinë në rajonin e Euros në lindje të vendit ndërkohë që vendi fqinj duket se po përgatitet që Turqia të dërgojë një valë tjetër emigrantësh. Policia greke po dërgon 14 njësi të zbatimit të ligjit nga e gjithë vendi në rajonin e Evrosit për të mbështetur njësitë ekzistuese pranë qyteteve të Kastanishit dhe Feresit, të cilat janë përballur me presionin më të madh në të kaluarën. Fluksi i emigrantëve nga Turqia në Greqi u nxit në fund të shkurtit, pas njoftimit të Ankarasë se nuk do të ndalonte njerëzit që të kalonin kufirin dhe të hyjnë në BE.

Policia greke paraqiti një mbrojtje të fortë në kufi pasi mijëra njerëz u përpoqën të hynini, me policinë që qëllonin me gaz lotësjellës për të ndaluar avancimin e migrantëve. Emigrantët u kufizuan më pas për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Por paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu këtë javë se emigrantët mund të ktheheshin shpejt në kufirin turko-grek, pasi të ishin hequr kufizimet e koronavirusit.

“Kishte emigrantë në kampin e refugjatëve që shkuan në kufirin me Greqinë, por kjo u ndal për shkak të pandemisë. Unë nuk e them këtë si një kërcënim, por pasi të ketë mbaruar pandemia, refugjatët patjetër që duan të largohen dhe të hyjnë në BE, “tha Çavuşoğlu.

Në kundërpërgjigje të këtyre kërcënimeve, Greqia po përpiqet të vulosë kufirin e saj tokësor me Turqinë duke trefishuar madhësinë e gardhit ekzistues 12 kilometri, i cili po krahasohet nga mediat greke me murin që presidenti Donad Trump po mundohet të ndërtojë me Meksikën.

Vendimi për të ndërtuar një gardh kufitar që përfshin vjen pasi autoritetet greke dërguan 400 oficerë në Evros dhe i vendosën ata në alarmin e kuq. Në këtë rajon ka tashmë 1,100 policisë dhe 800 shtesë pritet të arrijnë në javën e ardhshme

“Greqia do të mbrohet nga Turqia duke fuqizuar gardhin kufitar ekzistues”, tha Ministri i Mbrojtjes Nikos Papagiotopoulos. “Kjo do të pengonte raftësinë e Turqisë për të kërcënuar Europën”, theksoi ai.

“Erdogan është inteligjent,” tha ai. “Sapo të trefishohet gardhi, Turqia do të kufizohet ashpër nga aftësia e saj për të përdorur e emigrantët si armë kundër Brukselit.. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë Ankaraja do të ketë humbur mjetin e saj më të fuqishëm kundër Europës … dhe shanset e saj, pra, për të arritur një marrëveshje e re me Brukselin, plus mbështetja e shtuar financiare do të zbehet”.

Edhe pse janë të dyja shtete janë anëtare të NATO-s, tensionet mes tyre duket se arritën kulmin kur presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi kufijtë për miliona refugjatë që ishin bllokuar në Turqi duke shkelur marrëveshjen ekzistuese me BE-në për të mbajtur 4 milion emigrantë në territorin e saj.

Kur Turqia hapi kufirin e saj për në Europë, Greqia tashmë ishte nën presion për strehimi e më shumë se 100,000 emigrantëve. Ndërkohë që emigrantët u nisën për në Greqi, forcat turke janë akuzuar që i ndihmuan  të kalonin kufirin, ndërsa ato greke për keqtrajtimin e tyre. Agjensia federale e inteligjencës e Gjermanisë gjithashtu tha se kishte prova që agjentët e inteligjencës turke po nxisnin trazira në kufi.

Turqia vetëm mbylli kufijtë e saj dhe i detyroi emigrantët të ktheheshin në qendrat e pritjes pas shpërthimit të Covid-19, por me hapjen e kufijve duket se do të kemi një krizë të dytë emigracioni në rajon.

Ministri i Mbrojtjes Nikos Papagiotopoulos vuri në dukje të mërkurën se kishte shumë lëvizje të dyshimta nga forcat turke në Evros.

Nëse emigrantët dynden sërish drejt kufirit grek, edhe Shqipëria rrezikon të përballet me një valë të pashembullt emigrantësh. Pasi hyjnë në Greqi dhe u shpëtojnë syrit të autoriteteve greke, ata zgjedhin të kalojnë zakonisht nga kufiri shqiptar, për të vazhduar më pas drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.

Pas krizës humanitare në kufijtë grekë në shkurt qeveria shqiptare mësohet se po përgatitet për strehimin e 30 mijë refugjatëve të mbledhur në vendin fqinj, duke ngritur qendra të posaçme  në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.  Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga qeveria, gjasat që Shqipëria të mos preket nga kriza e refugjatëve në Greqi janë të vogla.

Rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar. Më parë, kjo rrugë kalonte nga Bullgaria, në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, për të shkuar me pas drejt Gjermanisë ose Austrisë.

Duke qenë se pjesa më me e madhe e refugjatëve kalojnë nëpër shtigjet e pjerrëta dhe kodrat e gjelbëruara në kufi me Greqinë, një ekip i rojeve kufitare europiane, FRONTEX,  po e ndihmon Shqipërinë prej gati një viti të bllokojë në kufi emigrantët.

Pasi kapen duke kaluar kufirin e gjelbër, emigrantët dërgohen në qëndrën e azilkërkuesve në Babrru. Pak kërkojnë azil, shumica zgjedhin të kthehen në Greqi, ndërsa të tjerët përpiqen të shkojnë në vendet e Europës perëndimore. Pjësa më e madhe e këtyre refugjatëve vijnë nga Turqia. Ata kalojnë ilegalisht në kufirin grek, dhe nisen më pas drejt kufijve shqiptar, ku përpiqen t’i shpëtojnë “syrit” të policisë shqiptare.(gazetasi)

9 komente në “Refugjatët dynden sërish drejt kufirit grek: Athina do të ndërtojë… “mur””

  1. Flm says:

    Nje histori paralele 1453-2020
    ###
    Perpara 1 jave Turqi e Anadollit dhe Turk-Arnautet e Shkodres festuan 567 vjetorin te renijes se Kostandinopojes ne 29 maj 1453 (gardhit qe ndante Ballkanin dhe Europen nga mesjeta Turo-Islamike).
    ###
    Perseri kjo tentativ perseritet, vecse sot me nje Ballkan te Islamizuar qe eshte bere “Kali i Tojes”, vellezer te Turqis, qe i thurrin kurthe Pa Besie Helades dhe Europes.

    1. Agim says:

      Flm feja me emigracionin nuk perputhen nuk e di cfar propogande po ben ne ishqiptarve na vinte mir qe emigruam dhe keta nuk jan popull qe po len vendin e vet jo per deshir por nga politika barbare te kapitalizmit.

      1. Flm says:

        Ο Αgim, nuk te lidhi njer Fen me emigracionin, por me qense hape kete tem (islami dhe emigracionit), lexo ne internet c”fare thot Kurai. “(Al Haiziria”
        ###
        1- Τhe truth about the colonization against the “infidels” (ch. 4. Surah al-Nisa ‘, 84). Data 36th: Immigration to spread faith (al haiziria) is a religious duty.
        2- The purpose is not to seek refuge, but to live up to the commands of the Qur’an in the areas of the unbelievers (Al Haiziriya-Immigration Order
        ###
        Ne Shqip …
        1- E vërteta për kolonizimin kundër “pabesimtarëve” (kaptina 4. Surja Nisa “, 84). Të dhënat 36: Imigrimi për të përhapur besimin (al haiziria) është një detyrim fetare, sipas Kuranit.
        2- Qëllimi nuk është të kërkojmë strehim per mbijetes por të zbatojmë urdhrat e Kuranit, per perhapjen e Islamit në zonat e jobesimtarëve (Urdhri Al Haiziriya-Emigracioni
        ###
        Kjo eshte hipokrizia e Islamit.

      2. arriff says:

        Perse nuk shkojne ne Arabia Saudite Egypt etj vende si Dubai me pasuri te tilla nuk e kane problem .Une them se qellimisht keto kope barbare kane nje mision te caktuar , ate te ndotjes se Europes se Krishtere.

    2. Lulzim says:

      Jua rrofsh te gjithe shqiptarve ne veqanti mislimanve

  2. Lili says:

    Turqia perfundimisht po kthehet ne shtet terrorist….si Siria nuk ndryshon

  3. KATHARSIS says:

    PER TE GJITHE TURKO-ARABET QE NUK KANE NJOHURI PER PROFECITE BIBLIKE ,PO JU SQAROJ SE TURQIA PO JETON ORET E SAJ TE FUNDIT NE HARTE. SHUME SHPEJT KETO INCIDENTE DO TE PERFUNDOJNE NE KONFLIKT GREKO-TURK DHE ME PAS RUSO-TURK.TURQIA SHKATERROHET PERFUNDIMISHT PER TE PAGUAR PER TE GJITHA KRIMET QE KA KRYER NDER SHEKUJ . ORA PER PASTRIM ERDHI. GJERGJ KASTRIOTI DO MAR FRYME I LEHTESUAR.

  4. SHQIPE-ETNIKE says:

    JO Pushtimit te Ri te Europes nga Rracat Afro-Aziatike..
    @@Shqipetaret te SOLIDARIZOHEN ME Popullin Greke…duke thene NDALE Invazoreve te Rinje..lol

    1. Flm says:

      Por ne fillim duhet Greqia duhet ndale invazjonin e saj shovinist ndaj races shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje