"Topi është në fushën e Luli Bashës", Artur Zheji: E kujt mund t'i plasë për rrushkulljanët, janë si lëng hudhre dhe marrin formën e enës ku i hedhin. Ne na mori të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor

4 Qershor 2020, 12:41Blog TEMA

Artur Zheji ka komentur deklaratën e ambasadorës së SHBA, Yuri Kim e cila tha se tanimë “Topi është në fushën e Luli Bashës”, duke pasur parasysh marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Në shkrimin e tij teksa e krahason  Shqipërinë me fshatin Rrushkull, Zheji thotë se askujt mund ti’ plasë për rrushkulljanët, përderisa janë si lëng hudhre apo si lëng qepe dhe gjithmonë marrin formën e enës ku i hedhin.

Më tej ai thotë se fshatit Rrushkull, i morri të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor.

“Është e pakuptueshme se përse ambasadorët e rëndësishëm, në Shqipërinë e “parëndësishme”, po bëjnë një presion të padëgjuar për reformën e re zgjedhore, 2020. Krejt e freskët dhe shumë energjike, zonja Kim, e prin me pasion spektakolar, këtë nisëm që hodhi shtat, si një formulë “shpëtimtare” në Fshatin shqiptar.

Si gjithmonë, që prej ambasadorëve të ekulibruar Limprecht apo Arvizu, parapëlqehen të thuhen në publik, shumë fjalë të mira për qeverinë dhe përfaqsuesit e saj, të cilat tingëllojnë demoralizuese për Opozitën dhe ofshamën e saj.

“Luli Basha”, sipas zonjës Kim, e ka “topin në fushën e tij”, që domethënë se ai, “duhet të dorëzohet” dhe të gjuajë topin, sëpaku në mesfushë, për të pranuar “kushtet” e paravendosura në negociatë. E thënë shkurt, “Luli Basha”, duhet të heqë dorë qoftë edhe formalisht nga zgjedhjet e parakohshme dhe sigurisht të heqë dorë nga çdo kontestim i mëvonshëm, nëqoftëse humbet zgjedhjet…

Një miku im, shumë i shqetësuar se mos “ambasadorët”, nuk e kuptojnë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri, se besojnë fjalët dhe nuk lexojnë dot veprimet, se kanë rreth tyre, në “kështjellat” e tyre, një staf që bën po aq mirë edhe punën e atyre që janë jashtë këtyre “kështjellave”, në këmbim të “supave” apo “ushqimeve” të tjera, e pra “miku”, turfullonte dhe më thoshte se si mund të fajësohet Opozita për 1001 djallëzitë e Pozitës.

I gjëndur pa fjalë dhe unë, i rashë shkurt: “E di ti vëlla kush është kryeplaku në fshatin Rrushkull?!”

“E çmë plas mua për fshatin Rrushkull?!”

“Pikërisht!” ju përgjigja, askujt nuk i plas për fshatin Rrushkull, përveç “rrushkulljanëve”, porse rrushkulljanët, janë fshat rakije dhe fshat qejfi. Përmbyten çdo vit! Ikin në kurbet! Ju ngelet toka pa punu, por mbjellin hashash! Nuk kanë para, por nuk kanë frikë nga e ardhmja! Nuk kanë ëndra, por vetëm ambicie! Këndojnë këngë trimërie, por kanë frikë nga bubullimat! 

Në Shqipëri, mburren si rrushkulljanë, në Greqi, mburren si homogjenë dhe mbledhin portokalle, në Serbi, këndojnë këngët e Zdravkos dhe pijnë shliva, në Itali, pagëzohen katolikë dhe bëjnë “dolce vita”, në Francë i rikthehen socializmit, në Rusi, kërcejnë “kalinkën” dhe kërkojnë ndonjë kushurirë nga babai apo nga gjyshi rrugëve të Moskës, në Amerikë, merren me politikë lobiste, ndërrojnë emrin dhe hapin restorante ballkanase, në Turqi, e shpallin me mburrje se janë “arnautë” dhe stërgjyshërit, kanë qeverisur si sadraizemë të sulltanëve….

E me një fjalë, kujt mund ti plasë për rrushkulljanët, përderisa janë si lëng hudhre apo si lëng qepe dhe gjithmonë marrin formën e enës ku i hedhin?

E kujt i plas pra, se kush është “kryeplak” në fshatin Rrushkull?

Ah, po! E kishim fjalën të Reforma Zgjedhore! Temë e vështirë, për besë! S’di çtë them, kush ka veshë, dëgjon, kush ka sy, shikon, kush ka mend, mendon! Fshatit Rrushkull, i morri të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor!

“Topi te Luli Basha?!” Perëndia bëftë më të mirën! Të tjerat janë fjalë! Rrushkulli gëzon!“- shkruan Zheji.

(TemA)

14 komente në ““Topi është në fushën e Luli Bashës”, Artur Zheji: E kujt mund t’i plasë për rrushkulljanët, janë si lëng hudhre dhe marrin formën e enës ku i hedhin. Ne na mori të keqen Korona e jo më Kodi Zgjedhor”

  1. Iliri says:

    o idiot qe do te thuash gjera te medha dhe thua gomarlleqe.Me thuaj ti kush leng nuk merr formen e enes apo vete ky lengu jot

  2. Taipi says:

    PROPOZOJ NJE REFERENDUM KI KETE TURIN TA BEJME KRUEMINISTER

  3. Populli says:

    Më janë thënë se kir luante bixhoz me tironsit moshatarët që ishte rritur ishte kpmplet KËLLUF

  4. Doni me per Belulin? says:

    Cdo fshat (Rrushkull) meriton kryeplakun e vet..

  5. Dritani says:

    Amerika e BE po flasin troc. Kjo na duhet ne SHQIPTAREVE ndersa rrushkullianet ku ben pjese edhe ky edepsezi zhelan le te shkojne te kercejne “kalinken” demokraci eshte kjo.
    Rama tani ka pune, shtepite e rrenuara duhen rindertuar, koronen po e perballon me sukses, ka bekimin e te gjitheve, vepra po behen e do behen, populli e mbeshtet, nderkombetaret e vleresojne per punen qe ben.
    Ca tu themi rrushkullianeve qe vite me pare tentuan te hidhnin ne ere Ambasaden Amerikane?
    Mire jane punet. Kaq deshem. Me ne fund miqt tane po flasin hapur. Iku koha kur secila pale politike i trajtonte theniet e nderkombetareve sipas interesit te vet.
    I perkihshem kujtimi yt o Zhej. Ca te besh. Vazhdo pi corben. Te ben mire. Lufton kolesterolin.

  6. Doni me per Belulin? says:

    Cdo fshat (Rrushkull apo Surrel) meriton kryeplakun e vet..

  7. shqip says:

    Me dhimbje vëlla, me dhimbje. Turi kujdesu për veten, bëhemi shumë keq kur të shohim në këtë gjendje. Megjithatë mbaje veten, ka edhe më keq. Të themi atë që është, ti je “lule” në krahasim me Lubonjen. Shiko ai i shkreti, ka ik për lesh jari. Pastaj nuk je vetëm . Budallai i mirë me shokë shumë. Aleanca në këto situata rrëshqitje truri është si mizure anti virus. Ashtu Turo, përherë të bashkuar me Bushatin, Fevzon, e sidomos me Qimin. Na e punuan kodoshët . Këta ambasadorët ne i kujtonim kapitaliste si Zeni me Arminen. Kurse këta qenkan këlysh të kuq. Po ti thuaj shyqyr që kemi Saliun, që u a çjerr maskën këtyre komunisteve amerikanë. Durim o Tur barboni, durim sa të dalë Rama në pension . Do vije dhe dita juaj , se boll keni dhënë për këtë Shqipëri. E keni bere natën ditë duke punuar në lavazh, truri do thoja .

  8. Jimi says:

    Heu sa i thelle ky RRUSHKULLI!? Keshtu i ka shqupi te tere Rrusha?

  9. tirona says:

    Pse jani kaq te peshtire dhe kaq te djallezuar,ju nuk njihni as fe asgje tjeter vec lekut,jeni bere si hijena dhe avash avash do hani njeri tjetrin se nuk ka njeri pervec lepiresve tuaj qe mund tju votoje ,dhe rama pavaresisht se cfar eshte e ka zene taksirati te rrije ne ate karrike sa ti doje ai,,,,,,,

  10. Sala says:

    Ky eshte per tu q ne b,i bani me ilet ky i gjati,kenaqet kur i shef keto mostra qe jane ba si zagaret e bashkise dhe nuk meret hic me ta

  11. Agim says:

    Nuk jeni as gje vecse nje kazn mbeturinash amerika dhe perndimi per ne nuk e rr…. shum per ne ne jemi kriminel te vetvetes turqshqiptar.

  12. Qypërlliu says:

    I mënçur shumë ky djalë,na i mori mëndjen fare me këtë Rrushkullin dhe rrushkulljanët.

  13. ta says:

    çudi si nuk i ra nje kancer ketij kaqoli……

  14. Pelioni says:

    o zhei , rrushkullit ju dhe tërë soji i juaj i merrni të ligat, por shiko mblidhe mirë atë lëngun e hudhres në një enë pa formë,sikurse je dhe vetë, e pi raki më të pasi ekzaktmo ,raki dhe udhra është receta juaj,mandej mos harro futi e një plonc,që të na servirësh herën tjetër ide edhe më gjeniale o mendimtari i kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje