Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitin 2020-2023.
Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.
Ndërsa, vartësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pako e reformave shtetërore. E që sipas tij hynë edhe Ligji për Qeverinë.
Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jetë edhe reformat pensionale.
Për shtetit e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo.
Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre.
Qeveri e turpeshme me ne krye veglen e kryehajdutit Isa Mustafa ne aleance me kryegomarin Ramuuuuush…….Kjo eshte gafa me e madhe e Albin Kurtit qe duhet te zhduket nga Kosova……
Tani fillon lufta kunder korrupsionit dhe hajdutave.Nuk di ku te futet Thaci Haradinaj Mustafa Limaj.Tani do te behet mire Kosova.
Siq thoshte dikur humoristi i njohur Qumili: Lumet na per ket derzhav, po i ndrron vlladat jave per jave.
4 zv kryeministra, po sa ministra e zv ministra ka kjo qeveri e nje vendi te varfer?
‘Busines as usual’ ala Banda e Zanzibarit.