Avdullah Hoti e nis detyrën e re me vizitën në memorialin "Adem Jashari" dhe varrin e Rugovës: Të vendosur që ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë

5 Qershor 2020, 11:49Rajoni TEMA

Kryeministri Avdullah Hoti pas vizitës në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se janë të vendosur që amanetin e tyre do ta çojnë përpara.

Ai në një njoftim në Facebook tregoi për ditën e parë të punës së tij në krye të ekzekutivit.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet. #QeveriaHoti #RKS”.

3 komente në “Avdullah Hoti e nis detyrën e re me vizitën në memorialin “Adem Jashari” dhe varrin e Rugovës: Të vendosur që ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë”

  1. Te milloshi says:

    Ke harruar milloshevicin shoku gabim i rende
    Rugova vegel e milloshit

  2. Kosta says:

    Adem Jashari sakrifikoi per Kosoven e lire dhe bashkimin e trojeve shqiptare,jo per ardhjen e pushtuesve serb ne qeveri me listen serbe qe duan ndarjen e Mitrovices o Avdulla kuklla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje