Skandali i hetuar nga drejtësia italiane: Ja si i përdorte Basha fake news-et e Metës për të goditur qeverinë Rama nga çadra e protestës

5 Qershor 2020, 14:36Politika TEMA

Mediat italiane zbardhën ditën e sotme hetimet e drejtësisë italiane lidhur me një fushatë denigruese të ndërmarrë nga këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, i cili kishte përfshirë në një skemë ish-senatorin Sergio De Gregorio.

Fushata kishte për synim fabrikimin e disa lajmeve të rreme për ardhjen e mbetjeve kimike nga Italia në Shqipëri.

Fake news-et për 1300 kontenierë, u shfrytëzuan menjëherë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili u përpoq t’i bëjë jehonë këtyre prodhimeve.

Edhe pse ky informacion dihej prej tij se ishte i fabrikuar, Basha nga çadra e protestës shprehej:

“Sot që jemi këtu me sa duket lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e plotë të tyre, por me sa duket ndodhemi pëpara një krimi të pëmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për 1300 kontenierë, jo fuçi, kontenierë, secili prej tyre me peshë 30 ton, që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe që rrezikojnë në mënyrë fondamentale sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve në ato zona ku janë futur”, shprehej Basha duke synuar goditjen e qeverisë “Rama”.

Skandalin e plotë të publikuar ditën e sotme mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)

(TemA) 

1 komente në “Skandali i hetuar nga drejtësia italiane: Ja si i përdorte Basha fake news-et e Metës për të goditur qeverinë Rama nga çadra e protestës”

  1. Milan says:

    Brenda qelbesirat shkerdhatat boll me me fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje