Hapën vrimë në murin e qelisë dhe e suvatuan me brumë, shqiptarëve u dështon plani i arratisjes në "tullën e fundit"

7 Qershor 2020, 12:43Bota TEMA

Vetëm pak minuta i ndante nga liria 2 shqiptarët që vuanin dënimin në burgun e Avellino të Napolit, pasi policia e burgjeve arriti të pengonte mëngjesin e kësaj të diele një prej arratisjeve më spektakolare të kohëve të fundit atje.

Skema e arratisjes ishte e ngjashme me atë të filmit të njohur “The Shawshank Redemption”, sepse edhe shqiptarët kishin hapur një vrimë në murin e qelisë së tyre.

Nëse në film, vrima mbulohej nga një poster, shqiptarët e maskuan hyrjen me atë që dukej si mur i vërtetë, por në realitet e kishin suvatuar me brumë, që të dukej sikur gjithçka ishte në rregull.

Pikërisht në çastin kur ata kishin mbërritur në fund dhe po hiqnin tullat e fundit të murit të jashtëm, u zbulua edhe plani i tyre. Mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre duhet të vuante edhe 3 vite burg, ndërsa tjetri edhe 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje