I publikoi videon me armë, Ardi Veliu ndjesë publike mamasë së 15 vjeçarit: Jam i keqardhur për komentin tim, nuk më ka shkuar në mendje ta lëndoj

7 Qershor 2020, 17:24Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me mamanë e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

6 komente në “I publikoi videon me armë, Ardi Veliu ndjesë publike mamasë së 15 vjeçarit: Jam i keqardhur për komentin tim, nuk më ka shkuar në mendje ta lëndoj”

  1. Jim says:

    Ku te gjeten ty per drejtor policie Per hater te karrikes je gati ti ulesh ne gjunje cdo ndyresire dhe te heqesh nga policia cdo polic Go to hell.

    1. abc says:

      Hipokrizi Turkoshakesh.

  2. Popli says:

    Bravo dhe MËSO.

    1. Alaron says:

      Eshte me mire te kerkosh Falje se te besh sikur ska ndodhur gje. Zonja tregon nje qytetari dhe rrespekt

  3. nje standart ke me ate shefin e stacionit te F.Arrezit : te dy perdhunoni. Te takon qe ta kthesh ne detyre Shefin e F.Arrezit, ose te ikesh edhe ti.

  4. Gazetarja says:

    Me vjen shume keq per ate qe bere , i vure nje njolle policise . Ik dhe mos u duk me se u bere shkak per te tallur te gjithe policet te miret e te keqit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje