ANALIZA: Globalizimi nuk ka marrë fund

9 Qershor 2020, 09:19Bota TEMA

Pronari i Ima, kolos i makinerive automatike bolonjeze, nuk beson që luftërat tregtare dhe pandemia do të nxjerrin jashtë loje eksportin italian. ‘’Faza e re do të nxjerrë fitues dhe humbës’’.

Midis luftërave tregtare të kohërave të fundit dhe pandemisë që ka mbyllur kufijtë, gjatë këtyre muajve vëzhgues të shumtë janë shprehur që globalizmi siç e kemi njohur i ka ardhur fundi.

Për Italinë që në vitin 2019 ishte e aftë të eksportonte mallra për 475 miliardë euro dhe që nuk mbështetej vetëm në konsumin e brendshëm, një skenar i tillë do të ishte një makth, një ndryshim mjaft i fortë për kompanitë që janë mësuar me eksporte të mëdha ndërkombëtare.

‘’Nuk besoj se do te këte një zhdukje të re të ‘’dinozaurëve’’. Sistemi ynë është një sistem zhvillues, do të përshtatemi me ndryshimet’’

Kështu shprehet Alberto Vacchi, president dhe administrator i Ima di Bologna, një grup që në 2019 ka qarkulluar jashtë vendit 90% të xhiros së tij. Porojekton dhe prodhon makineri automatike për prodhimin dhe paketimin e produkteve farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.

‘’Ndodhitë  e viteve të kaluara meritojnë kritika dhe tema e emigrantëve është ndoshta rasti më madhor por të mendosh që çdo gjë do ndryshojë rrënjësisht, është shumë larg nga e vërteta.’’ Do të bëhen ndryshime progresive që do krijojnë viktima apo të pasur të rinj, por rrjeti global i shkëmbimeve do të ngelet bosht i modelit, mjafton të mendojmë për rritjen dhe zgjerimin e dixhitalizimit.’’

I pyetur nëse ndalimi i procesit të dixhitalizimit do të ketë kosto apo do të shërbejë si mundësi për sistemin riprodhues italian, iu përgjigj se procesi i punës i kryer në periudhën prill-maj kishte dhënë një rezultat gati të njëjtë me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se dhe risitë që ndodhën në punë për shkak të pandemisë, do të lënë një gjurmë që do të shërbejë si ndihmesë më inteligjente dhe më afër nevojave lokale.

Përsa i përket zinxhirit të furnizuesve, ata përfaqësojnë një ndër faktorët që kanë kontribuar më shumë në rritjen e sistemit industrial në 20 vitet e fundit. Dhe izolimi nuk i ka ndaluar në dhënien e mëtejshme të kontributit të tyre.  Që Italia të mund të përballojë ndryshimet që e presin ka nevojë për stimul.

Kjo do të thotë që nevojitet mbështetje jo vetëm nga fornitorët e mëdhenj, por dhe nga ndërmarrje të vogla të cilat kanë aftësi rritjeje. Dhe për t’i tërhequr ata drejt investimit, sipas Vecchit është e rëndësishme zbatimi i planit ekonomik i zhpallur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Itali./La Repubblica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje