Atentatet me snajper në Shqipëri: Nga ekzekutimi brenda burgut 313, tek tentativa ndaj Çapjes

9 Qershor 2020, 20:27Kronika TEMA

Atentati i djeshëm ne snajper ndaj Ardian Çapjas, ka sjellë në vëmendje disa atentate të ngjashme mafioze.

Një prej tyre është atentati ndaj Ilir Bardhit, që u ekzekutua me snajper brenda qelisë së tij në burgun 313 në Tiranë.

Snajperi ishte vendosur në dritaren e një pallati pranë godinës së burgut, gati 200 metra larg në vijë ajrore.

Bardhi ishte arrestuari si i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.

Plumbi i një snajperi i mori jetën ndërkohë në oborrin e banesës së tij në Shkodër, 51- vjeçarit Xhabir Shega në qershor 2015.

Sipas policisë, qitësi ishte pozicionuar në kodrën e Kalasë së Rozafës.

Viktima i kishte mbijetuar një tjetër atentati me snajper një vit para ngjarjes.

Në qershor 2017 u regjistrua një tjetër atentat me snajper drejt një të parabugosuri.

Arma e saktësisë së lartë u shkreh nga kodra pranë burgut të Vaqarrit.

Sipas hetimit, shenjestër e atentatit ishte Gazmir Daci, por i plagosur mbeti kosovari Lili Dule, raporton A2.

Një ekzekutim tipik mafioz me snajper ishte ai i biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen në janar 2020.

Biznesmeni u qëllua me plumb në zemër teksa po ecte në qendrën e qytetit.

Killeri ishte vendosur në katin e fundit të një pallati 9-katësh, ku sipas dëshmitarëve, ishte futur i maskuar si grua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje