Akuzohej për grabitjen në Rinas, ndërron jetë “Daja” Ragip Hajdini

9 Qershor 2020, 10:10Kronika TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare një nga protagonistët e grabitjes së bujshme në Rinas të ndodhur në 9 prill 2019.

Bëhet djalë për Ragip Hajdinin, i njohur në kodin e bandës si “Daja nga Kosova”. Hajdini vuante nga një sëmundje të rëndë dhe për shkak të  gjendjes së tij ishte transferuar nga burgu ku ndodhej në spitalin e Traumës.

Bëhet e ditur që familjarët e tij për shkak të masave të pandemisë nuk patën mundësi ta shihnin mëngjesin e sotëm.

Më 9 prill të vitit të kaluar, persona të maskuar dhe të armatosur rëndë me kallashnikovë dhe granata mundën të depërtojnë në pistë, ku grabitën disa miliona euro që do të transportoheshin drejt Vjenës.

Një prej tyre, Admir Murataj, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje