Një ditë pas atentatit me armë zjarri, nga i cili shpetoi mrekullisht, Ardian Çapja ka dhene nje deshmi te shkurter nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.
Ashtu si edhe fill pas ngjarjes, ne spitalin e Elbasanit, ai ka mohuar te jete qelluar me arme zjarri, version qe dha edhe familja e Çapjas, e pyetur per atentatit ndaj tij.
55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.
“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë.
S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton ‘News 24″.
Mengjesin e sotem, policia ka bere shoqerimin e rreth 20 personave si dhe ka sekuestruar kamerat e sigruise ne zone, ne tentative per te hedhur drite rreth ngjarjes dhe zbulimit te autoreve te atentatit.
Atentati ndaj Ardian Çapjas: Snajperi qitje nga 1 mijë metra largësi me plumb blindshpues
Atentati ndaj Ardian Capjat është bërë me një automatik modifikuar si snjaper i cili është gjetur brenda në makinën e djegur gjetur në “Fushë Mbret” dhe që dyshohet se është e autorëve.
Kjo armë funksionon me fishekë të mëdhenj blindshpues dhe kryen qitje nga rreth 1000 metra largësi.
Snajperit i është fshirë numri i serisë ndërsa makinës me targa të vjedhura i është vënë flaka për të fshirë të gjitha gjurmët, raporton gazetari Besar Bajraktaraj.
Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha, tha se arma “Sako magnum” e kalibrit 338, që u përdor për atentatin, është një armë e rrallë.
“Modeli i pushkës me të cilën është qëlluar është “Sako magnum” e kalibrit 338, është një armë e rrallë. Forcat speciale tona duhet të kenë dy të tilla.
Qëllon deri në 800 metër nëse ke të bësh me qitës të mirë, është efikase. Edhe në rastin konkret predha atij i ka kaluar në pjesën poshtë sqetullës.
Është tejshpuese, nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as predhë. Ai lloj fisheku është shpërthyes dhe shkakton dëme të jashtëzakonshme brenda. Është armë profesionale.
I plagosuri është një njeri që ruhej, që bënte lëvizje të kontrolluara, ka një sistem mbrojtës dhe një territor të vetin që nuk është kollaj të hysh, ndaj ka qenë dhe e vështirë goditja”, u shpreh Hoxha.