Juristja e njohur sulmon ashpër shoqatën e të shkarkuarve nga Vettingu: Po viktimat e tyre të 30 vjetëve, do rrinë t'i shohin nesër deputetë këta monstra?

9 Qershor 2020, 15:04Kronika TEMA

Juristja e njohur Enida Bozheku, ka sulmuar ashpër shoqatën “Drejtësi për Drejtësinë”, e krijuar nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu, përmes të cilës ata kërkojnë verifikimin e anëtarëve të Vettingut.

Bozheku përmes një reagimi në rrjete sociale, me tone të forta shkruan se viktimat e tyre, pra populli, që të shkarkuarit nga Vettingu të cilët i quan “monstra”  i kanë rrjepur në 30 vite, tani kërkojnë drejtësi për t’u hakmarrë, kurse të nesërmen sipas saj do ti shohin deputetë.

Ndërkaq ajo shton se “mund te krijohej shoqata e “Viktimave hakmarrëse ndaj organeve gjykuese, të korruptuar, të paaftë dhe të përfshire në krim të organizuar”.

POSTIMI I plotë i Enida Bozhekut: 

Te shkarkuarit nga vettingu – prokurore e gjyqetare – formojne shoqaten “Drejtesi per Drejtesine”! Po viktimat e tyre, populli qe keta mostra ne 30 vite i rropen, masakruan, vlla-vrane, liruan nga burgu kriminela gjakftohte qe i shkaterruan jeten, cfare shoqate mund te ngrene per te kerkuar Drejtesi?!

Ne kete kuptim mund te krijohej shoqata e “Viktimave hakmarrese ndaj organeve gjykuese, te korruptuar, te paafte dhe te perfshire ne krim te organizuar “.

Ndoshta besimi ne popull, ate qe nderkombetaret e ONM po bejne fort per ta rikthyer eshte hapi nr. 2, pas shkarkimi, ku burgu dhe “sistemi drejtesise” te nis qe nga bankat universitare e deri ne cdo zyre ku duhet diplloma e juristit.

Ndryshe, pertej Avokatise e Pedagogjise, qe sot keta te shkarkuar me turp e neveri ushtrojne, keta Xhelat te se drejtes e drejtesise, do ti shohim deputete dhe serisht ne poste drejtuese.

Sistem drejtesie, keta e lexojne organe gjyqesori, ama pozicione si KQZ, Av. Populli apo deputet, interpretimi aktual i dhene nuk j’a ndalon pjesemarrjen dhe emerimin. T

e huajt, pa ndihmen tone, qytetare, intelektuale (te vertetet), viktimat, nuk mund ta zhbejne shpejt, kalbesiren e 30 viteve bastardim juridik, qe keta far e antivlerave kane mbjelle te ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje