Albin Kurti flet si lider, merr në dorë "frenat" e opozitës në Kosovë: Kemi dëshmuar se në 15 vite e bëjmë fuqishëm si askush më parë, zgjedhjet po vijnë

11 Qershor 2020, 12:39Rajoni TEMA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës në tubimin e nesërm në sheshin Shkënderbeu.

Kurti ka folur si lider i opozitës duke thënë se situata do zgjidhje duke u futur në zgjedhjet që po vijnë. Po ashtu ai premtoi se kësaj radhe LVV do të fitojë vota mbi shumën e gjithë të tjerëve.

Sa i përket rolit opozitar, Kurti tha i bindur se LVV e bën fuqishëm si askush më parë, por edhe qeverisjen në 4 muaj e bëri mirë si asnjë tjetër.

”Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur distancën nesër në sheshin Skënderbej të mblidhemi për të shënuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë përvjetor të 2-fishtë. Ndodhemi në situatën që duhet durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë e koronavirusit që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë.

Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen si askush tjetër.

Ne po rritemi shumë. Sepse në zgjedhjet që po vijnë do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje.

Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”- tha Kurti.

1 komente në “Albin Kurti flet si lider, merr në dorë “frenat” e opozitës në Kosovë: Kemi dëshmuar se në 15 vite e bëjmë fuqishëm si askush më parë, zgjedhjet po vijnë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje