Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi synon të vazhdojë të ruajë baraspeshën në marrëdhëniet e tij me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë si dhe të arrijë një marrëveshje me Kosovën, ndërkohë që përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Presidenti Vuçiç i bëri komentet të enjten në prag të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit.
Para se të anëtarësohet në BE, Beogradi duhet të normalizojë lidhjet me Prishtinën.
Pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së. Por Serbia, bashkë me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, e ka bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Zoti Vuçiç, Partia Progresive Serbe e të cilit është në krye të garës për zgjedhjet e 21 qershorit, tha se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën “në mirëbesim” dhe “pa një afat kohor”, por njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.
“Ne jemi gati për bisedime por … pa flamur të bardhë,” tha ai në një intervistë për Reuters. “Dialogu është i mirëpritur, nëse është një dialog … në të cilin të mund të shihet se çfarë është e mundur, se ku mund të arrihet kompromis.”
“Ne besojmë se është në interesin e shqiptarëve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare … të flasim për një rrjedhë të lirë të kapitaleve, njerëzve dhe shërbimeve”, tha zoti Vuçiç.
Bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës, u pezulluan në vitin 2018, kur Kosova futi një taksë prej 100 për qind për importet nga Serbia.
Heqja e barrierave tregtare nga qeveria e re e Kosovës këtë muaj hap rrugën për rifillimin e bisedimeve.
Nga nacionalist i zjarrtë në “euro-realist”
Vuçiç ka qenë një nacionalist i zjarrtë gjatë luftrave ballkanike të viteve1990, por tani mbështet partneritetin me BE-në.
Presidenti serb shprehu bindjen se partia e tij do të marrë shumicën e votave më 21 qershor, ndërkohë që zgjedhjet presidenciale janë vitin tjetër.
Opozita dhe vëzhguesit e kanë akuzuar shpesh atë dhe partinë e tij në pushtet për autokratizëm, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, manipulime zgjedhore, korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që ata i kanë mohuar me forcë.
Zoti Vuçiç tha se Beogradi nuk ka në plan të zgjedhë midis Rusisë, aleate e natyrshme sllavo-ortodokse, BE-së, partnerja kryesore tregtare e Serbisë dhe Kinës.
Në muajin mars, Kina dërgoi ndihmë mjekësore dhe mjekë në Serbi për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit dhe Beogradi flet për një “miqësi të hekurt”. Gjatë dekadës së kaluar, Kina i ka dhënë Serbisë miliarda dollarë kredi me kushte të favorshme.
“Ne kemi axhendën tonë, një karrige, jo dy. Si mund të themi ne “Rroftë Hong Kongu apo rroftë Tajvanini dhe pastaj të presim mbështetjen kineze për integritetin tonë territorial (me Kosovën), pa përmendur faktin që ata janë miqtë tanë që na kanë ndihmuar,” tha Presidenti Vuçiç.
Serbia mbetet e varur energjetikisht nga Rusia, me të cilën ajo gjithashtu bashkëpunon ushtarakisht. Presidenti Vladimir Putin e ka vizituar Beogradin dy herë që kur zoti Vuçiç erdhi në pushtet në vitin 2012, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të shkojë atje javën tjetër.
Por Serbia do të vazhdojë gjithashtu përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me të cilin ajo ka një marrëveshje asociimi dhe është kandidate për anëtarësim, edhe pse BE-së aktualisht i mungon oreksi për anëtarë të rinj.
Zoti Vuçiç e quan veten “euro-realist”, duke shtuar se anëtarësimi në BE mbetet synimi stratregik i Serbisë. “Përveç vlerave të përbashkëta, 67 për qind e shkëmbimeve tona tregtare janë me BE-në,” tha ai.
Vuciqi eshte me i qarte se ne se cdo te arrije me bisedime. Kurti ishte konfjuz dhe pa ide. Thaci eshte i trembur dhe nuk di se cdo.
Mbas fjaskos se “shkembimit te territoreve”, Vuciqi do ndjeki politiken e kerkesave maksimale. Ne kete kuader eshte edhe shprehja e tij “njohja reciproke nuk eshte ne rendin e dites”. Pra, Vuciqi do propozoje nje zgjidhje si te dy gjeremanive. Do vazhdoje me te drejtat “njerezore” te Serbeve te Kosoves duke kerkuar nje “mini serbi” ne Kosove qe do perfshije te drejten ekskluzive per komunat Serbe. Ai do kerkoje qe keto komuna te kene te drejte per te vene vetonne ndryshime apo mosndryshime ne kushtetute te Kosoves pa pelqimin e Serbeve. Do kerkoje qe manastiret dhe kishat ortodokse te shpallen prone e Serbise. Me nje fjale do kerkoje qe Kosoven ta beje nje shtet jo funksional(si Bosnjen). Meqe keto nuk do pranohen nga pala shqiptare, ai do vazhdoje te gjeje nje “Albin te ri”, per ta ndihmuar ate te dali nga bisedimet. Qellimi perfundimtar I tij eshte te kalohet ne varjantin e trete. Ai mendon se ceshtja duhet te kaloje ne Keshillin e Sigurimit. Ai kerkon qe Evropa, Amerika dhe Rusia te ndryshojne Rezoluten 1244. Duke qene se Rusia eshte miku i palekundur I tij dhe Albini e “shkerdheu” Ameriken, ai mendon se ne Keshillin e Evropes, Serbet do kene avantazh. Evropa do jete midis Rusit dhe Amerikes…Sidoqe te jete puna, Albini e coi problemin tone 30 vjet mbrapa. Serbi ne te tera varjantet do hedhi ne ere endren tone te bashkimit Kombetar.
Tere kjo situate pesimiste e shkaktuar nga veprimtaria agjenturore Serbe Kosove, do jete e veshtire te kethehet ne fitore per ne. Albini do vazhdoje te djege Kosoven me benzinen Serbe dhe Vjosa do na mbushi mendjen se babai i saj nuk ka qene polic serb!
Kosoves i mungojne intelektualet dhe i kane mbetur vetem “patriotet” ku me te spikaturit jane ata qe me apo pa dashje cojne ujin ne mullirin e Serbit.
Armiqesia qe Kurti mbolli kunder Shqiperise, po u mbush mendjen perendimoeve qe zgjidhja me e mire do ishte bashkimi I Kosoves me Serbine ne formen e dy gjermanive.
Qe te mos zgjatem shume dua vetem te theksoj se Kosova duhet patjeter te heqi dore nga parrullat boshe te patriotizmit qe jane kethyer mjeti me I mire per karjere politike. Duhet strategji dhe mendje e qarte ne synimet tona. Koha e trimerive ka mbaruar. Kurti duhet te heqi dore nga “djega” e Kosoves, po qe se i ka mbetur qofte edhe nje pike gjaku shqiptar. Delegacioni yne duhet me trimeri dhe zgjuarsi te beje kunderkerkesat tona dhe kundershtoje me llogjike Vuciqin. Qellimi maksimal i joni duhet te jete bashkimi Kombetar. Bisedimet duhet te zhvillohen ne kete kuader dhe ne ne asnje menyre nuk duhet te dalim nga bisedimet me vullnetin tone. Po ja mbajti le te iki Vuciqi nga bisedimet.
Ne kuader te strategjise se bashkimit kombetar mund te behen edhe leshime, me perfitime te dyanshme. Bashkimi yne kombetar nuk eshte ne axhenden Evropiane. Ai mund te jete opsion ne axhenden Amerikane. Nga ana tjeter “Shqperia e Madhe” do kete kunderpergjigje te Serbeve per “Serbine e Madhe”, qe nenkupton bashkimin e gjysmes se Bosnjes Serbise.
Ne kete kuader do e mbyll me shprehjen e Thacit drejtuar Merkelit se ajo duhet ti mbush mendjen Serbeve dhe jo shqiptareve. Ne ne kete mesele nuk kemi pse te “mbrojme” Evropen. Ne jemi te pafuqishem per kete….
Euro-realist, fale kthimit te grupit Pronto Haram.
Mbas Peter Handke-s, edhe nje qmim nobel per Vuqiqin.