Maqedoni e Veriut, numri i rasteve me COVID-19 shkon në mbi 3.500, 175 raste në vetëm 24 orë

11 Qershor 2020, 14:24Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 175 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është rritur në 3.538, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 18 pacientë ndërsa pesë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.682, i të vdekurve në 169, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.687.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 971 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 40.004 teste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media javën e kaluar u shpreh se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Zyrtarët e vendit më parë njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën midis 2.000 dhe 2.500.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje