Në mbrëmjen e djeshme në emisionin “Byro Politike”, gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin e ndodhur në Elbasan për Ardjan Çapjan.
Hoxha theksoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.
“Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika.
Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atentati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm.
Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, tha Hoxha.
“Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, u shpreh Hoxha.
Hoxha shtoi se ky nivel i grupeve të kriminalizuara vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi janë më te sigurt se jashtë vendit.
Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krimit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi”, tha Hoxha.
Ky eshte nje sharlatan qe ka kuptuar se si mund te operohet me injorancen e te paditurve, per t’u dukur Shorlok Holms.
Nuk jane kartel, jo sepse jane kurnace por sepse “tradhetia” eshte kryefjala. Cdo anetar i grupit e quan kapon e tij “te perkohshem” dhe mendon te krijoje grupin e tij. Nderkohe e perdor kohen e qendrimit ne bande vetem per te eksperience individuale sepse “bluan” ne mend te hape “kompanine” e tij. Shqiptaret nuk e njohin dhe nuk i binden gjerarkise. Grupet jane me te qendrueshem kur lidhen me familjaret tyre. E kupton qe nga emrat e bandave; “Vellezerit Habilaj”, “Familja Capaj” “Vellezerit Bajri” etj
Logjika e krimit eshte te marresh nja 10 komando me kapuc te zinj dhe fillo elemino ne emer te mafias. Pastaj do e shohesh ti marzhin e fitimit o Wall Street Wolf..