Anëtarët e grupit "Avdylaj" në rrjetën e OFL: I dërgohet formulari 4 “të fortëve” në Durrës dhe Shkodër

12 Qershor 2020, 13:12Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot ne Shkoder dhe ne Durres dhe ka vene ne shenjester 4 persona, te cilet duhe te bejne deklarimin e pasurise qe kane.

Sipas OFL-se, shtetasit qe duhet te justifikojne pasurine jane Erogen Brajoviq, Denis Brajoviq, Saimir Gjepali dhe Alket Hatija.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”- njofton OFL.

Njoftimi 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Erogen Brajoviq, banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;

– Denis Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

– Saimir Gjepali, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

– Alket Hatija, banues në Durrës, i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

2 komente në “Anëtarët e grupit “Avdylaj” në rrjetën e OFL: I dërgohet formulari 4 “të fortëve” në Durrës dhe Shkodër”

  1. zefi says:

    U pjrdhesha OFL dhe shtetin
    duhet te filloj nga kokat e shkerdhyera te shtetit
    keta lirohen te gjithe vetem tallje bythe gjoja po punojme

  2. ali peza says:

    Perse i kane ndryshuar mbiemrat ?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje