Detajet e atentatit mafioz që tronditi Tiranën: 40-vjeçari nga Kukësi ishte dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje në Britani, por jetonte i lirë në Shqipëri

12 Qershor 2020, 09:33Kronika TEMA

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në një atentat të tipit mafioz në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Viktima është Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, por që prej vitesh jetonte në Tiranë. Ai është qëlluar teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X6”.

Pak minuta pas ngjarjes një automjet tip Benz me portobagazh është gjetur i djegur në Pezë të Vogël. Mendohet se ajo u përket autorëve të atentatit pasi në brendësi të saj u gjet edhe një armë automatik tip MP5 me silenciator.

Numrat e fundit të targës janë të hequra. Targat ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tjetër tip ‘Renault’.

Hekuran Billa rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë në Angli.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku.

Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e djeshme, kur u ekzekutua me silenciator tek “Komuna e Parisit”.

Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare te Biznesit, Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira.

“Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima.

Dyshohet se Hekuran Billa ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Angli ndërsa një tjetër pistë është ajo e hakmarrjes.

Vrasja në Britani

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë.

Në vitin 2006, Billa është akuzuar nga drejtësia britanike për vrasjen e një 22-vjeçari shqiptar të quajtur Prel Marku në Angli, dhe ishte ekstraduar në Shqipëri, ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

Sipas mediave britanike, Billa, atëherë 28 vjeç, qëlloi në kokë në një klub në Royal Park në 14 tetor 2006, Prel Markun, 22 vjeç. Ai u shpall fajtor për tre akuza.

Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave.

Pronari i klubit, Musa Rrahmani, u plagos edhe kërceu nga një dritare e katit të dytë për të shpëtuar.

Billa iku më pas në Danimarkë, por policia e gjurmoi dhe arrestoi, dhe ai u dënua për një vrasje, dy tentativë për vrasje dhe plagosjen me dashje të Rrahmanit.

Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat. Dyshohej se Billa i përkiste një bande shqiptare që kishte nën pushtet zonën.

3 komente në “Detajet e atentatit mafioz që tronditi Tiranën: 40-vjeçari nga Kukësi ishte dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje në Britani, por jetonte i lirë në Shqipëri”

  1. Zigur says:

    Keshtu eshte kur e fshim bythen me gjethe figu. Malok te trash, kudo ku vini kemben e infktoni ne idiotsine tuaj. Kokat henkshi mes te njejtes specie ( ishalla ne zhdukje)

  2. ALB says:

    Patjeter qe do ishte nga Kuksi.

  3. TIRONA says:

    salehbisturidocikarachic:solli gjithe maloket-shpellare, duke qelbur TIRONEN.
    Sajoi gjjykatesit injorante te kompromentuar 6mujore te plepave,duke shkaterruar akoma kete vend!
    Gjykatesi duhet te marre denimin kapital!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje