Tragjike: Për 1 muaj mbushte 20 vjeç, i riu shqiptar në Itali humbet jetën në aksident

12 Qershor 2020, 09:48Kronika TEMA
Tragjike: Për 1 muaj mbushte 20 vjeç, i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në Romë. Mediat italiane e kanë identifikuar viktimën dhe bëhet fjalë për Diego Celkupën, i cili për 1 muaj do të mbushte 20 vjeç.

I riu ishte në drejtimin e një makine tip “Smart”, kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar humbi kontrollin dhe u përplas me një mur rreth orës 2:45 të mëngjesit të 11 Qershorit.

Aksidenti fatal ndodhi në zonën e Moreno-s ndërsa goditja ishte aq e fortë saqë i mori menjëherë jetën të riut shqiptar. Së bashku me të në momentin e ngjarjes udhëtonte edhe një miku i tij, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kush ishte Diego Celkupa?

I riu shqiptar ishte shumë i njohur në zonë. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur thellë komunitetin ku jetonte, të cilët kanë shprehur ngushëllimet nëpër rrjetet sociale.

Para aksidentit i riu së bashku me shokun e tij kishin shëtitur në sheshin para Koloseut, më pas kishin bërë një xhiro në sheshin “Piazza del Popolo” e ishin ulur për të ngrënë tek McDonald’s.

Vëllai i Diegos, Besmir Celkupa, në vitin 2017 kandidoi në komunën e Grottaferrata.

I riu shqiptar ishte tifoz i Romës, sidomos i Franncesco Totti-t dhe kishte ëndërr që të bëhej parukier. Për këtë të fundit ai ndoqi një shkollë në Marino, të cilën fatkeqësisht nuk arriti ta përfundojë dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje