Rudina Hajdari këmbëngul për kërkesat e opozitës parlamentare: Beteja ime tani është në Kuvend, duam edhe numërim elektronik

12 Qershor 2020, 14:56Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se aspekti politik i punës në këshill përfundoi dhe tani fjalën e kanë fjalën ekspertët.

Ajo solli në vëmendje kërkesat e opozitës parlamentare, madje duke kërkuar edhe numërim elektronik.

Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes, tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë dhe ta cojmë në parlament. Beteja ime tani është në parlament, te komisioni i reformës për të shtuar gjërat e tjera. Pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do të shkojmë duke propozuar elementë shtesë, listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit.

Do të fillojmë që të propozojmë votën e diasporës, do të ngulim këmbë në këtë propozim, pasi ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca tu jepet kjo e drejtë. Edhe te administrata dhe pse jo të shikojmë mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani nuk duhet të merremi me në aspektin politik, por t’ua lëmë në dorë ekspertëve dhe në parlament të shtojmë të tjerat” tha Hajdari. (TemA)

1 komente në “Rudina Hajdari këmbëngul për kërkesat e opozitës parlamentare: Beteja ime tani është në Kuvend, duam edhe numërim elektronik”

  1. foto says:

    Se mos kerkosh dhe burre parlamentit pastaj, Rudina. Rri e rri e thuaj diçka; lume ata shqiptar qe kane deputete te tille dhe sidomos ty, bijen e …lere mos fol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje